Rregullatori i dallavereve
Rregullatorët, pavarësisht se korrigjojnë veprimet e ndërmarrjeve publike, kur vjen puna te dhënia e tenderëve, nuk dallojnë shumë nga to.
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës se Rregullatorit të Energjisë, ka gjetur shkelje në se paku katër fusha. Buxheti nuk ishte realizuar si duhet, ka pasur mungesë të kontrollit të duhur financiar dhe shkelje të theksuara në prokurim.
Madje, për këtë të fundit, ZAP-i ka gjetur raste kur ZRRE-ja kishte shpërblyer me kontratë persona me adresë dhe mbiemër të njëjtë. Saktësisht te kontrata “Furnizim me pije”, është vërejtur se nga tri ofertat e përgjegjshme, dy prej tyre kishin të njëjtin pronar. Gjithashtu, sipas raportit, edhe në kontratën “Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve”, dy ofertuesit janë persona të ndërlidhur, duke pasur mbiemër dhe adresë të njëjtë.
“Komisioni i vlerësimit nuk i kishte vërejtur dhe i kishte shpërblyer me kontratë”, thuhet në raportin e ZAGJ-it.
Gjatë vitit 2010, ZRRE-ja kishte planifikuar shpenzime përmes procedurave të prokurimit në vlerë prej 421,454 euro, ndërkaq, ka shpenzuar 220,21 euro.
Veç kësaj, shkelje në prokurim nga Auditori janë konstatuar edhe në certifikimin e pagesave me kontratë të skaduar dhe aprovimi nga zyrtari jokompetent.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...