E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri, shmanget tragjedia, panik te banoret

TIRANE - Shmanget nje tragjedi ne kryeqytet, kur forcat e zjarrfikeses kane mundur te largojne flaket nga disa depozita gazi, qe ndodheshin ne afersi te fabrikes se mobilieve "Ardeno". Flaket e medha kane kapluar dje, tre kate te fabrikes qe ndodhet ne autostrade, per shkaqe qe ende nuk dihen. Ngjarja ka ndodhur ne oren 03:00, te mengjesit te djeshme, kur ne lokalin e fabrikes qe ndodhej ne katin e trete te nderteses, ka rene zjarri. Jane nisur efektiva zjarrfikese dhe policie por dhe pse jane munduar qe te izolojne flaket, ato kane shkrumbuar gjithcka, duke shpetuar vetem pak materiale. Menjehere pas zjarrit ne drejtim te fabrikes jane nisur punonjesit, te cilet jane munduar me gjera te ndryshme, por qe nuk ja dolen dot, se bashku me policine dhe zjarrfikeset

Evakuimi

Forcat e policise dhe te zjarrfikesve qe mberriten ne vendngjarje rreth ores 04:00, te mengjesit, gjene e pare qe kane bere, ishte ajo e evakuimit te banoreve te zones, shtepite e te cileve ndodheshin shume prane godines tre kateshe te firmes "Ardeno". Shtepite e banoreve, ndaheshin vetem nga nje mur tulle, jo me shume se dy metra te larte. Njerezit te alarmuar kane dale nga shtepite, duke u larguar sa me shume te ishte e mundur, pasi zona ishte e rrezikshme. Nga ana tjeter, per arsye sigurie energjia rreth zones u nderpre per disa ore, ndersa qarkullimi i mjeteve ne autostrade vazhdoi normalisht, duke mos pasur bllokime. Shume forca zjarrfikese nga Tirana, Durresi, Kavaja, Laci, Lezha etj, punuan per disa ore per lokalizimin dhe shuarjen e flakeve qe rrezikonin perhapjen edhe ne dy depozitat e gazit, "Sofi Gaz" dhe "Petrogaz", qe ndodhen ne anen tjeter te murit rrethues te fabrikes. Flaket u moren nen kontroll nga batalioni i kerkim- shpetimit 1410, i Ushtrise, qe mbajti gjate gjithe kohes zonen te ftohte dhe te lagesht. Prane tyre, u vendosen autobote me uje, per t'i mbajtur ato ne temperature te ftohte.

Banoret

Nje punonjes i firmes "Ardeno", njekohesisht banor i zones, tha gjate dites se djeshme se, u lajmerua me telefon 5 minuta pas renies se zjarrit. "Zjarri ishte i fuqishem. Brenda 30 minutave, flaket perfshine gjithe godinen tre kateshe dhe me pas dhe magazinen me lende drusore", tha punonjesi i firmes. Por dhe banoret e tjere, kane shkuar ne ndihme. Pronarja e lokalit qe gjendje me afer nga te gjitha objektet tregon se, eshte njoftuar ne oren 04:00, te mengjesit per ate qe po ndodhte.

Ngjarja, 150 zjarrfikes

Te pakten 150 forca zjarrfikese kane punuar per shuarjen e plote te zjarrit, qe perfshiu ne te gdhire te dites se sotme firmen "Ardeno" te prodhimit te tavolinave dhe karrigeve, ne autostraden Tirane- Durres, rreth 6 kilometra larg kryeqytetit. Nga te dhenat mendohet se zjarri perfshiu nje siperfaqe prej 3 hektare. Fale nderhyrjes se forcave zjarrfikese, flaket nuk u perhapen ne banesat qe ndodheshin prane murit rrethues te kesaj firme. Mesohet se banoret jane evakuuar nga forcat e policise qe mberriten ne vendngjarje, ndersa energjia elektrike eshte nderprere per arsye sigurie. Qarkullimi i mjeteve ne autostrade ka vazhduar normalisht.

"Demet ne dy fabrikat, me shume se 10 milione euro"

TIRANE - Ne vendin e ngjarjes ka shkuar dhe prefekt i Tiranes Rruzhdi Keci, i cili foli rreth renies se zjarrit ne dy bizneset, ne autostrade. "Eshte per te ardhur keq qe brenda kater diteve te digjen e shkrumbohen dy biznese, andaj duhet te analizojme situaten. Ka disa faktore qe kane cuar ne zjarrin e dy bizneseve dhe duhet te diskutohet per sherbimin zjarrfikes dhe masat kundra zjarrit qe jane masa ligjore, qe duhen marre si nga subjektet private dhe nga pallatet.", u shpreh Keci. Sa i perket zjarrit ne "Henry" dhe "Ardeno", ai tha se, nuk dinte nese zjarret jane te rastesishme apo te qellimshme, pasi do jene organet kompetente qe po punojne per shkaqet, qe do te dalin ne perfundime. E rendesishme eshte qe demi material dhe financiar shume i madh. Per te dy rastet mund te jete edhe 10 milione euro, sipas nga raportimeve gojore te biznesmeneve". Sipas Kecit, zjarret ne dy bizneset, e vecanerisht ai tek "Ardeno" mund te krahasohen nga permasat dhe dinamizmi nga rastet me te renda, fill pas asaj qe ndodhi ne Shengjin me depozitat e naftes."

Laci: Arritem te shmangim shperthimin e depozitave

"Ishte nje zjarr i fuqishem dhe i rrezikshem, per shuarjen e te cilit u angazhuan disa dhjetera forca zjarrfikese, por edhe ato te policise se rendit dhe te ushtrise", cilesoi gjate dites se djeshme, drejtori i Pergjithshem i Sherbimit Zjarrfikes, Dilaver Laci. Sipas Lacit lartesia e flakeve fillimisht arriti ne 25 metra dhe ky zjarr per nga rreziku dhe permasat, ishte me i madh se ai qe u shenua ne fillim te kesaj jave, ne firmen "Henri" shpk, ne afersi te Kasharit, ne autostraden Tirane- Durres. "Rreziku kaloi, kur ne arritem te shuajme zjarrin qe rrezikonte depozitat e gazit te firmes distributore te gazit "Sofi gaz", tha Laci. Ne ndihme te zjarrfikesve ka qene edhe drejtimi i eres, qe frynte ne krahun e kundert te depozitave te gazit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›