Debatet, Berisha mbeshtet Dobjanin
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani ka bere prezent para Berishes gjithe "odisene" e problemeve te tij, te lindura me Policine e Shtetit, per shkak te denoncimit te dhunes ne dy raste ndaj qytetareve. Njeheresh, ka marre prej kreut te qeverise gjithe mbeshtetjen e tij ne mbrojtje te se drejtave dhe lirive te qytetareve shqiptare. Per kete qellim, dje kryeministri Berisha priti ne nje takim Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani. Ai njohu kreun e qeverise me te gjitha perpjekjet e tij dhe te institucionit qe perfaqeson, ne zbatim te Kushtetutes dhe ligjit per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te qytetareve. Sipas njoftimit te zyres se shtypit te Keshillit te Ministrave, "Dobjani shprehu vleresimin e tij per bashkepunimin mes institucionit te Avokatit te Popullit dhe Policise se Shtetit, por u ndal edhe ne disa probleme qe jane shfaqur keto javet e fundit ne kete bashkepunim, probleme te cilat jane krejtesisht te shmangshme". Cka mund te perkthehet me paraqitjen e te gjitha rasteve e te ushtrimit te dhunes se konstatuar prej tij, dhe per me teper me reagimin aspak korrekt te policise se shtetit ne keto raste, ku me flagranti ka qene rasti i ndodhur ne ambientet e komisariatit te Shkodres dhe atij te Sarandes. Raste te cilat jane denoncuar nga ana e Dobjanit, por qe eshte perballur dhe me reagimin e Policise se Shtetit, e cila ka depozituar kallezim penal ndaj Avokatit te Popullit. Nga ana e tij, sipas njoftimit zyrtar te qeverise, kryeministri Berisha vleresoi veprimtarine e Avokatit te Popullit dhe institucionit te tij ne garantimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te qytetareve. "Kryeministri e siguroi zotin Dobjani per mbeshtetjen e plote te tij dhe te qeverise qe ai drejton ne kete aspekt. Kryeministri Berisha kerkoi qe Avokati i Popullit te mbaje te gjitha qendrimet ligjore ndaj cdokujt, qe dhunon apo nuk mbron te drejtat e lirite e qytetareve dhe te perdore te gjitha mekanizmat ligjore ne mbrojtje te qytetareve, te cileve u cenohen te drejtat nga segmentet e administrates", thuhet ne njoftimin e dale nga selia e Kryeministrise. Nje mbeshtetje e qarte e dhene dje nga ana e kreut te qeverise shqiptare Berisha per institucionin e Avokatit te Popullit, ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive te qytetareve. Sherri mes Policise dhe Avokatit te Popullit ka nisur qe heret. Por duket se perplasja nuk ka mbajtur me, teksa gjithcka ka nisur me kontrollin e befasishem qe Avokatit i Popullit, se bashku me vartesit e tij, kane bere ne policine e Shkodres. Keta kane qene duke marre ne pyetje disa persona te dyshuar per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1997, ku kishin mbetur kater viktima. Ne keto momente ne ambientet e drejtorise se policise, Dobjani dhe vartesit eshte kryqezuar ne korridore me nje te ri, i cili sipas tij ishte teper i skuqur nga shpullat e policise. Nderkohe qe policia pas kesaj e akuzoi Dobjanin, se kishte bere publik nje emer qe akuzohej per vrasje dhe kishte nderhyre ne hetimet e nisura nga ana e Policise se Shtetit dhe organeve kompetente. Padia ndaj Dobjanit shkaktoi vertet perplasje brenda politikes dhe reagimin e institucioneve nderkombetare. S.P