Rama, problemet vijne nga gjykata

Tirane- Kryeprokurorja Ina Rama i ka kaluar pergjegjesite gjykates, si shkaktare te lenies se te denuarve ne qeli edhe pas mbarimit te afateve. "Gjykata nuk njofton per pushimin e ceshtjeve, ndaj kjo ka bere qe shume te denuar me burg te mbeten ne qeli, jashte afateve te dhena nga gjykata". Keshtu ka deklaruar dje kryeprokurorja Ina Rama gjate nje takimi ne Ministrine e Drejtesise per permiresimi e punes dhe garantimi e te drejtave te te denuarve. Ne kete takim moren pjese ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, Avokati i Popullit Ermir Dobjani, perfaqesues te ketij institucioni, Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve etj. Ne deklaraten e saj kryeprokurorja vuri ne dukje dy problematika, ate te ekzekutimit te vendimeve penale, si dhe rikthimin e dosjeve per gjykim. Kryeprokurorja bente me dije se nuk ka nje percaktim te sakte te prokurorit per ekzekutimin te mases se sigurise. Sipas saj eshte Gjykata e Shkalles se Pare ajo qe duhet te ekzekutoje vendimet brenda 24 oreve, por nuk ka nje afat te percaktuar nga gjykata, per te sjelle dosjen ne prokurori. "Vonesat e gjykates kane sjelle edhe ne lenien ne qeli me gjate, te shume te denuarve. Gjykata nuk njofton ne Prokurorine e Pergjithshme per pushimin e dosjeve, gje qe ka bere, qe shume te denuar te qendrojne ne qeli edhe me gjate", ka sqaruar dje Rama. Problemi i dyte i cili ishte thyer ne nje shqetesim per akuzen ishte rikthimi i dosjeve nga Gjykata e Larte ne shkallet me te uleta. "Prokuroria vihet ne dijeni te ketij vendimi pikerisht ne momentin qe dosja nis te gjykohet ne nje gjykate me te ulet", ka argumentuar Ina Rama. Por jo vetem kaq. Ajo shpjegoi se nder problemet qe hasen perdite nga vartesit e saj ishin edhe te miturit te perfshire ne krime. "Gjendemi perpara personave violente me potenca kriminale, te cilet nuk mund t'i denojme. Mungon nje institucion riedukimi", ka shpjeguar Rama. "Ne ja kalojme topin njeri-tjetrit, por duhet te bashkepunojme", ka vazhduar ajo. Ndersa me tej ne lidhje me konstatimin e bere nga Avokati i Popullit per uljet e denimit sipas diteve te burgut Rama shpjegoi e duhet te percaktohet nje here ne ligj kriteri si duhet te vleresohet puna, kjo ne para, ne natyre apo ulje te denimit. Problemin e mosnjohjes se diteve te punes ne uljet e denimit e vuri ne dukje perfaqesuesi i Avokatit te Popullit, Skender Haluca. Kerkesat e paraqitura nga ana e te denuarve te burgut Burrelit, sipas Haluces, prokuroria i ka cilesuar si te pabazuar ne ligj. Ndersa me tej ai ka bere me dije se kallezimet penale te Avokatit te Popullit, drejt Prokurorise per konstatimet e bera, si dhe te provuara me deshmi nga vete te burgosurit, ishin pushuar pas nisjes se hetimeve. Ne fjalen e tij ministri Alibeaj theksoi se trajtimi i te denuarve nuk eshte argument qe ndan institucionet ne llogoret e tyre, por bashkim i te gjitha vullneteve te mira per te arritur standardet e kerkuara. Sipas tij denimi i te denuarve nuk duhet te jete ndeshkim, por nje mjet per riintegrimin e personave te privuar nga liria. Alibeaj kerkoi forcimin e bashkepunimit mes institucioneve shteterore per identifikimin e problemeve qe hasen ne sistemin penitenciar ne Shqiperi dhe kapercimin e tyre permes zgjidhjeve ligjore. Me tej ministri shpjegoi se raporti i fundit i BE-se bente me dije se per te denuarit duhet shume per te rregulluar. Sipas ministrit sherbimi i proves do te permiresoje shume edhe masat e denimit.
Gjate takimit eksperte te fushes diskutuan per raste problematike si mbajtja ne qeli e te denuarve pertej afateve ligjore, mosekzekutimin ne kohe te vendimeve penale, trajtimin e personave me probleme te shendetit mendor ne procese penale, praktikat per njohjen e diteve te punes te te denuarve per shlyerjen e denimit apo denimet alternative ndaj tyre.
Avokati i Popullit ka kerkuar qe transferimet e te denuarve te behen se bashku me sendet e tyre personale, dosjen perkatese. Sipas perfaqesuesit te Avokatit te Popullit nga ankesat e mberritura ne kete institucion te denuarit benin me dije se sendet e tyre personale iu vinin me vonese.
Gjate takimit eksperte te fushes diskutuan per raste problematike si mbajtja ne qeli e te denuarve pertej afateve ligjore, mosekzekutimin ne kohe te vendimeve penale, trajtimin e personave me probleme te shendetit mendor ne procese penale, praktikat per njohjen e diteve te punes te te denuarve per shlyerjen e denimit apo denimet alternative ndaj tyre.
Avokati i Popullit ka kerkuar qe transferimet e te denuarve te behen se bashku me sendet e tyre personale, dosjen perkatese. Sipas perfaqesuesit te Avokatit te Popullit nga ankesat e mberritura ne kete institucion te denuarit benin me dije se sendet e tyre personale iu vinin me vonese.