E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja, Berisha:Të konfrontohet me atë të PE-së

Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot kërkesës së opozitës për ndryshimin në rregulloren e Kuvendit. Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca mbetet e hapur të punojë me opozitën dhe gjithë faktorët e rëndësishëm e kësaj shoqërie për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
 

“Sa i përket rregullave të Parlamentit dua të garantoj çdo shqiptar se ndonëse rregullorja e këtij parlamenti është me standardet demokratike ne jemi të hapur për ta konfrontuar atë nen për nen me rregulloren e Parlamentit Evropian", u shpreh Berisha.

Sipas tij ky është edhe qëndrimi i mazhorancës ndërsa ka theksuar se shpreson që nga këto standarde të udhëhiqet e frymëzohet edhe opozita në parlament.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›