Tahiri: Të vendosur për të ofruar alternativën europiane

Partia Socialiste deklaron se është në pritje të një përgjigje nga kryeministri Berisha në lidhje me propozimet e saj. Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri ka deklaruar sot se opozita është e vendosur që të vazhdojë përpjekjet e saj për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“PS-ja ka bërë një propozim të qartë që duhet një përgjigje edhe pse ne jemi të qartë që Berisha nuk e do integrimin. Ne jemi të vendosur t`i çojmë deri në fund përpjekjet për ta larguar fatin e integrimit ndaj zullumeve të Saliut dhe për ofruar alternativën europiane si dhe për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa” ka theksuar Tahiri.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen grupit për vizitën e tij në OKB, Tahiri theksoi se Shqipëria është i vetmi vend ky kryeministri zapton ekranin për tu shprehur për vizitat e tij
“Sali Berisha doli duke u tallur me shqiptarët duke folur për udhëtimin në New York, sikur ishte kthyer nga dasma edhe pse atje nuk ia fishkëlleu përvec ceremonive zyrtare ku marrin pjesë të gjithë të ftuarit” ka theksuar Tahiri