E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi francez, investime në Shqipëri në fushën e energjisë së rinovueshme

07-01-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takohet me Presidentin e Grupit francez GDF SUEZ


Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me Presidentin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Grupit të madh francez GDF SUEZ, Gerard Mestrallet dhe Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë nacionale të Rhonit, pjesë e këtij grupi, Mathieu Bonnet. Mestrallet, pasi e përgëzoi Kryeministrin Berisha për situatën ekonomike të Shqipërisë, e cila shënoi rritje të suksesshme edhe në këtë kohë krize, shprehu gatishmërinë e Grupit të tij për të investuar në Shqipëri. Në këtë kontekst, ai i komunikoi Kryeministrit vendimin për të hyrë gjerësisht me investime në Shqipëri, si vend me potenciale të mëdha e i qëndrueshëm. Projektet e Grupit synojnë energjinë e rinovueshme, në fushën e hidrocentraleve, parqe me erë dhe diellore. Qëllimi i projektit të tyre është kthimi i Shqipërisë në një rezervuar energjie për Europën. Kryeministri Berisha i falënderoi për vendimin e tyre për të investuar në Shqipëri dhe ju bëri një paraqitje të të gjitha potencialeve të vendit në fushën e energjisë. Kryeministri theksoi se tregu i energjisë është drejt liberalizimit të plotë, falë reformave e kuadrit ligjor, të hartuar e zbatuar nga qeveria shqiptare. Kryeministri i siguroi për mbështetje dhe transparencë në suksesin e projekteve të tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›