E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qeveria e zotuar për realizimin e rekomandimeve të KE-së”

07-01-2012 / Gazeta 55

Haxhinasto – Sequi


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, garantoi dje ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, për angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të punuar në drejtim të realizimit të pritshmërive të vendosura nga Komisioni Europian përpara Shqipërisë si në fushën e reformave politike, ashtu dhe atyre tekniko-juridike. Në një takim të zhvilluar në MPJ u diskutua për situatën politike në vend, si dhe për dinamikën e zhvillimeve në plotësimin e detyrave që ka Shqipëria për procesin e integrimit europian. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u shpreh se pritshmëria jonë është që konsolidimi i situatës së re në Shqipëri, të reflektohet në një vendimmarrje pozitive nga ana e Bashkimit Europian, si për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›