E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, 2 shqiptarëarratisje spektakolarenga burgu

ATHINë- Dy shqiptarë kanë zënë sërish vend në lajmet greke, pas arratisjes nga ambjentet e sigurimit. Veçanërisht njëri prej tyre, bëri një arratisje spektakolare duke u hedhur nga dritarja e zyrës së prokurorit në Athinë, pikërisht ndërsa po merrej në pyetje, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së prokurorit.

Sipas faqes në internet të së përditshmes greke, Ekathimerini, shqiptari i dyshuar për grabitje bankash ishte transferuar nga burgu i sigurisë së lartë Koridallos për tu marrë në pyetje. Policët nuk u lejuan ta shoqëronin brenda dhomës dhe vetëm pak caste më pas, prokurori doli jashtë për ti thënë se i dyshuari ishte hedhur nga dritarja.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në prokurorinë e Kolonasë në Athinë dhe sipas gazetës, i arratisuri është një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar nën dyshimet se ishte i përfshirë në një seri grabitje bankash në Greqi. Një tjetër shqiptar është arratisur po dje ndërsa transferohej nga Janina, për tu marrë gjithashtu në pyetje nga prokuroria. Autoritetet greke thanë se i burgosuri arriti të thyejë me forcë derën e pasme të furgonit me të cilin po transportohej drejt zyrave të prokurorisë dhe u hodh në rrugë ndërsa mjeti ishte në lëvizje.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›