E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Durresit, mbetet ne burg i dyshuari, nuk pranon krimin e trefishte

DURRES- Nen masa te rrepta sigurie dhe me furgone te blinduar, i dyshuari per ekzekutimin e trefishte ne lagjen nr. 9 te Durresit te merkuren e kaluar, eshte derguar ne sallen e gjyqit per mase sigurie. Arjan (Edison) Celaj, nuk ka pranuar asnje nga dy akuzat “vrasje e cilesuar” dhe “armembajtje pa leje”, duke u shprehur nepermjet avokatit mbrojtes se nuk ishte pjesemarres ne ekzekutimin brenda lokalit te Luan dhe Andi Currit, si dhe inxhinierit Edmond Shemsi. Biznesmeni 28-vjecar nga qyteti i Vlores, qe ka nje lokal ne pronesi ne kete rreth, u arrestua mengjesin e se shtunes pas nje operacioni te dy policive. Toga e shoqerimit, me jeleke antiplumb dhe me disa makina, ka spastruar zonen perreth Gjykates se Durresit mengjesin e djeshem dhe me tej ka futur ne masa te larta sigurie brenda gjykates te dyshuarin Celaj. Seanca per masen e sigurise nuk ka zgjatur shume dhe pas leximit te akuzave dhe provave nga prokuroria vendore, gjykatesi i gatshem ka dhene masen “arrest ne burg” per te dyshuarin. Celaj ka thene vetem se nuk ishte autor i krimit dhe nuk ka pasur prova per arrestimin e tij. Por prokuroria lexoi se provat ne vendngjarje, si gjurmet e gishterinjve te zbuluar edhe ne motorin tip “Yamaha” te braktisur ne lagjen nr. 16 te Durresit pas krimit, ishte me e besueshmja. Por edhe karakteristikat e dhena nga deshmitaret dhe paraqitja per njohje, konfirmuan se Celaj ishte i dyshuari kryesor. Ne kerkim, behet me dije se eshte edhe nje person i dyte bashkepunetor, emri i te cilit nuk publikohet per arsye hetimore. Gjithashtu nuk sqarohen motivet dhe rrethanat e tjera te krimit te trefishte, por dyshohet se objekti i atentatit ka qene pikerisht Luan Curri, 43-vjecari i njohur per precedentet e meparshem penale. Pista e hakmarrjes eshte me e besueshmja, pasi Curri ishte liruar nga burgu disa muaj pas arrestimit ne 2009, per nje perdhunim te kryer ne vitin 2003 dhe eshte denuar me 2004 me 10 vjet burg, qe nuk i vuajti. Duket se lirimi nga burgu ka sherbyer per te nxitur hakmarrjen, por hetohet edhe per perfshirjen ne ndonje krim tjeter te 43-vjecarit. Edhe e kaluara e 28 vjecarit sipas policise, eshte e mbushur me precedente te shumte penale per trafik droge dhe prostitucion, teksa ka vuajtur 5 vite burg dhe me pas eshte debuar nga shteti fqinj. Po keshtu vlonjati eshte hetuar si i dyshuar per vrasjen e nje italiani, por kane munguar provat, kurse kohet e fundit zoteronte nje lokal ne qytetin bregdetar, ku dhe u prangos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›