Rregullorja diskutohet të enjten e ardhshme
Votimi
Projektligji për ndryshimin e rregullores së Kuvendit do të kalojë në Parlament në seancën plenare të 17 qershorit. Në ndryshimet e propozuara nga mazhoranca për rregulloren e Kuvendit synohet që të gjithë emrat, të cilët do të mbërrijnë në Kuvend si kandidatura për institucionet kryesore në vend, nuk do të votohen me votim të fshehtë, por të hapur. Ky ndryshim, mbi të gjitha, ka lidhje edhe me dekretet e Presidentit të Republikës Bamir Topi për institucionet kryesore. Opozita e ka kundërshtuar këtë veprim të mazhorancës, por gjithsesi ndryshimi i rregullores kërkon një votim të thjeshtë, pas pasur nevojën e votave të socialistëve.
#