E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Bleonës, Krimet e Rënda pyesin 50 dëshmitarë

Hetimet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pyetur rreth 50 dëshmitarë në lidhje me zhdukjen misterioze të 6-vjeçares, Bleona Mata. Familjarë, fshatarë të zonës madje edhe disa efektivë të policisë, të cilët kanë gjurmuar vendin kanë dhënë shpjegime të hollësishme para prokurorit Anton Martini. Aktualisht, për kërkimin e vogëlushes Mata në terrenet malore janë aktivizuar tre drejtori policie. Ndërkohë, prokuroria po heton të gjitha pistat dhe gjatë mbledhjes së informacionit ato do të reduktohen në një të vetme. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për gazetën “Shqip” se familjarët vazhdojnë të insistojnë në qëndrimin se nuk kanë pasur asnjë konflikt apo dhe nuk janë në hasmëri me asnjë person apo familje të zonës. Mësohet se prokurorë të Krimeve të Rënda po mbajnë kontakt edhe me homologët e Kosovës, për të zhvilluar në zonë hetime për zhdukjen e 6-vjeçares.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›