Rregullorja e AKEP, ja si na ruajnë nga telefoni dhe interneti
Të gjitha kompanitë që ofrojnë komunikime elektronike, që nisin me celularët deri tek interneti, do të ruajnë të dhënat e shërbimeve të telefonatave dhe sms-ve në bazë të një rregullore të re, të hartuar tashmë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe do të hyjë në fuqi këtë vit. Rregullorja është për diskutim publik, deri më 25 maj. Sipas burimeve në AKEP, qëllimi i kësaj rregulloreje është plotësimi i kuadrit ligjor me aktin e nevojshëm administrativ, lidhur me detyrimet e sipërmarrësve që ofrojnë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike për publikun, për mbajtjen e të dhënave të caktuara, të cilat janë të krijuara ose përpunuara prej tyre. Kjo rregullore zbatohet nga të gjithë sipërmarrësit, që ofrojnë shërbimet e komunikimit elektronik. Sipas kësaj rregulloreje, sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike detyrohen të mbajnë të dhënat e krijuara ose ato të përpunuara, për qëllime të ndjekjes penale sipas përcaktimeve të parashikuara në nenin 101 të ligjit nr. 9918. Kështu, për qëllime të ndjekjes penale, sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike detyrohen të ruajnë skedarët e të dhënave për pajtimtarët e tyre, për një afat dyvjeçar nga data e komunikimit. Përjashtimisht, afati i ruajtjes së të dhënave për qëllime të tjera zbatohet në përputhje me përcaktimet ligjore referuese për çdo rast. Nëse për të dhënat e mbajtura ligjërisht nga sipërmarrësit, legjislacioni në fuqi nuk parashikon afate për ruajtjen, atëherë ato asgjësohen menjëherë me përfundimin e qëllimit të mbajtjes së tyre. Sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike janë të detyruar të mbajnë për pajtimtarët skedarët me të dhënat e poshtëshënuara që mundësojnë, identifikimin e pajtimtarëve, duke siguruar marrjen dhe regjistrimin e identitetit të plotë të tyre, identifikimin e pajisjes fundore, të përdorur gjatë komunikimeve; përcaktimin e datës, të orës, kohëzgjatjes së komunikimit dhe numrit të thirrur. Për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave të mbajtura dhe në ruajtje, sipas kësaj rregulloreje, sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike duhet të zbatojnë minimalisht parimet vijuese të sigurisë. Për shkatërrimin e të dhënave, përveç atyre që ligjërisht përcaktohet shuarja (asgjësimi) i menjëhershëm i tyre, sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike organizojnë punën për të realizuar fshirjen e tyre në mënyrë sistematike dhe progresive, duke filluar nga data më e hershme e regjistrimit dhe mbajtjes. Shkatërrimi i të dhënave pas përfundimit të afatit të ruajtjes nuk duhet të zgjasë më tepër se 15 ditë nga data e përfundimit të këtij afati. Sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar që bëjnë regjistrimin e pajtimtarëve të tyre, me kontratë pajtimi ose kartë të parapaguar, përpara aktivizimit të shërbimit, me të dhënat e përcaktuara nga AKEP në këta formularë. Zbatimi i detyrimit për mbajtjen e të dhënave, sipas kësaj rregulloreje në telefoninë fikse dhe atë të lëvizshme fillon jo më vonë se tre muaj pas miratimit të rregullores.
Telefoni fiks
- Numri i telefonit thirrës;
- Emri dhe adresa e përdoruesit
- Të dhëna të nevojshme për identifikimin e destinacionit të komunikimit:
- Numri i telefonit të kërkuar si shërbime suplementare si “call forëarding” apo “call transfer”
- Emri dhe adresa e pajtimtarit apo përdoruesit të regjistruar të çdo telefoni të këtij lloji.
- Të dhëna të nevojshme për identifikimin e datës, kohës dhe kohëzgjatjes të një komunikimi:
- Data dhe koha e fillimit dhe mbarimit të thirrjes.
- Të dhëna të nevojshme për identifikimin e tipit të komunikimit:
- Shërbimin telefonik të përdorur.
Telefonat celulare
- Numri i telefonit thirrës;
- Emri dhe adresa e abonentit apo përdoruesit të regjistruar.
-Të dhëna të nevojshme për identifikimin e destinacionit të komunikimit:
- Numri i telefonit që përfshijnë shërbime suplementare si “call forëarding” apo “call transfer”, çdo numër telefonik, tek i cili thirrja “forëardohet” apo transferohet.
- Emri dhe adresa e abonentit apo përdoruesit të regjistruar të çdo telefoni të këtij lloji.
-Të dhëna të nevojshme për identifikimin e datës, kohës dhe kohëzgjatjes.
- Data dhe koha e fillimit dhe mbarimit të thirrjes.
- Të dhëna të nevojshme për identifikimin e tipit të komunikimit:
- Shërbimin telefonik të përdorur.
- Të dhëna të nevojshme që identifikojnë pajisjen e komunikimit të përdoruesit (ose domethënien e të qënurit pajisje e tyre):
- identitetin Ndërkombëtar të Abonentit të Lëvizshëm (IMSI), dhe identitetin -Ndërkombëtar të Pajisjes së Lëvizshme (IMEI) të telefonit nga i cili është bërë thirrja telefonike.
-Në rastin e shërbimeve anonime të para-paguara, data dhe koha e fillimit të aktivizimit të shërbimit dhe iD e celulës nga e cila është aktivizuar shërbimi.
-Të dhëna të nevojshme për identifikimin e vendndodhjes të pajisjes së komunikimit të lëvizshëm.
- iD e celulës në fillim të komunikimit;
- Të dhëna që identifikojnë vendndodhjen gjeografike të celulave sipas iD të celulës.
Për internetin
-Data dhe koha e hyrjes (log in) dhe daljes (log off) nga shërbimi i aksesit në internet, bazuar në një zonë të specifikuar orare.
-Adresën iP, qoftë dinamike apo statike, të caktuar nga ofruesi i
aksesit në shërbimin internet për komunikimin, dhe
-ID e përdoruesit të abonentit ose përdoruesit të regjistruar të aksesit në shërbimin internet;
- Në rastin e e-mail-it ose internet telefonisë, data dhe koha e hyrjes (log in) dhe daljes (log off) nga shërbimi e-mail ose telefoni në internet, bazuar në një zonë orare të specifikuar.
- Të dhëna të nevojshme për identifikimin e llojit të komunikimit
- Në rastin e e-mail-it në internet ose internet telefonisë, shërbimi internet i përdorur.
-Të dhëna të nevojshme për identifikimin e pajisjes së komunikimit të përdoruesit (ose domethënien e të qenurit pajisje e tyre.