Takimi me studiuesin Zenelaj
Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me Profesorin e Shkencave Juridike dhe studiues i çështjes shqiptare, Eqerem Zenelaj,. Gjatë këtij takimi zoti Zenelaj shoqërohej edhe nga ambasadori shqiptar në Vjenë, Vili Minarolli. Gjatë bisedës, kryeministri Berisha vlerësoi punën e çmuar të Zenelaj, i cili ka qëmtuar në 17 arkiva të shteteve të ndryshme dokumente historike që ndriçojnë kontributin e shqiptarëve në aspekte të ndryshme, të gjuhës, historisë dhe të përpjekjeve për pavarësi.
“Historia është shtyllë kryesore e dijes së një kombi dhe ai duhet ta dijë atë objektivisht. Ndaj ajo duhet shkruar duke iu përmbajtur parimeve dhe metodave shkencore”, u shpreh kreynministri Berisha.
Studiuesi Zenelaj po përgatit një ekspozitë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me temë “Figurat shqiptare në veprat e artistëve evropianë”, e cila do të organizohet nën kujdesin e Kryeministrit Berisha. Kryeministri Berisha e quajti këtë punë të studiuesit si të shkëlqyer, pasi ka renditur figura të ndritura në panteonin e kombit.
Nga ana e tij, profesor Zenelaj vlerësoi kontributin e Kryeministrit Berisha në çrrënjosjen e komunizmit në Shqipëri, në mbështetjen e pavarësinë e Kosovës dhe në progresin e Shqipërisë në rrugën e zhvillimit.