E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreh nënën, denoncohet në polici 38-vjeçari



DURRËS – Rriten në mënyrë të frikshme denoncimet për dhunë në familje në rrethin e Durrësit. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit kanë mbërritur dy kallëzime, ku në njërin rast nëna është detyruar të denoncojë të birin. Burimet zyrtare të Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se të hënën në mbrëmje, pranë Seksionit për Mbrojtjen e të Miturve dhe Dhunës në Familje, në Policinë e Qarkut Durrës, shtetasja M. Z., lindur në vitin 1948, ka bërë kallëzim për të birin, shtetasin Marion Zagoridha. Ajo pretendon se dy ditë më parë, është keqtrajtuar nga i biri 38 vjeçar në banesën e saj që ndodhet në lagjen NR. 4 në qytetin bregdetar. Ai ka deklaruar në polici, se i biri, i martuar, ka ushtruar ndaj saj dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike. Ky është rasti i tretë brenda pak javësh në Qarkun e Durrësit. Para disa muajsh, një 49-vjeçar, i sapo kthyer nga emigracioni, vrau të ëmën në qytetin bregdetar. Kohët e fundit, dhuna në familje ka shënuar rritje të ndjeshme në rrethin e Durrësit. Po të hënën, burimet policore raportojnë se shtetasja B.T., lindur në vitin 1963, ka pretenduar se është dhunuar tre ditë më parë fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, shtetasi Sinan Togu, lindur në Kavajë dhe banues në lagjen Nr. 4 në Durrës. Sipas zëdhënëses së Policisë së Qarkut Ornela Cako, për të dy rastet u plotësuan kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes. Ndërsa materialet në ngarkim të autorëve të ushtrimit të dhunës i kanë kaluar organeve përkatëse për hetime të mëtejshme.

9 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›