Vranë për gjak 24-vjeçarin, kapen dy vëllezërit
MIRDITE – Policia arrestoi një ditë më parë Plaurent Përlalën, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçarit Nik Tuci, ngjarje kjo e ndodhur mesnatën e së premtes që shkoi.
Burime nga policia bëjnë me dije se Përlala u arrestua në malet e Burrelit, ku qëndronte i fshehur. Ndërkohë, më parë është vënë në pranga edhe vëllai i tij, Fatmir Përlala.
Dy vëllezërit nga qyteti i Rubikut akuzohen se ekzekutuan me breshëri kallashnikovi të riun Tuci. Sipas hetuesve të çështjes, 24-vjeçari u vra për gjakmarrje.
Familjet Tuci dhe Përlala ishin në gjak që para tri vitesh, kur vëllai i Nik Tucit vrau David Përlalën.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)