Grexit, do bllokohen tërheqjet nga ATM-të dhe lëvizja e lirë
Shqetësim dhe reagime të menjëhershme shkaktoi një lajm i agjencisë Reuters, sipas së cilës dmth ministrat e financave të eurozonës janë duke hartuar një plan për të shmangur zgjerimin e krizës në vendet e tjera, nëse Greqia del nga euro.
Agjencia Reuters raporton se zyrtarët përgjegjës evropianë kanë diskutuar "skenarin më të keq": Në rast të daljes së Greqisë nga zona e euros, parashikohet reduktim i tërheqjeve cash nga bankomatet (ATM), shtrëngim i kontrolleve kufitare mes Greqisë dhe vendeve të tjera dhe kontroll i lëvizjes së kapitalit nga vendi. Sipas skenarit në fjalë, kufizohet lëvizja e qytetarëve grekë, masë që prek njëkohësisht edhe shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe ata që lëvizin në Europë nëpërmjet këtij vendi.
“Kufizimi i tërheqjes nga ATM-të dhe kufizimi i lëvizjes së kapitalit është shqyrtuar dhe analizuar nga ministrat evropianë të financave", tha sipas Reuters, një zyrtar i BE-së, pjesëmarrës në një telekonferencë mbi Grexit. Reuters thotë se këto masa merren për shkak të frikës nga destabiliteti politik pas zgjedhjeve të 17 Qershorit, të cilat mund ta nxjerrin vendin jashtë euros, ndërkohë që shton se “janë përgatitje për çdo eventualitet dhe se askush nuk beson se Greqia do të dalë nga euro”.
Menjëherë pas këtij lajmi reagoi Banka e Greqisë, e cila mohoi kategorikisht se po bëhen përgatitje të tilla. "Banka e Greqisë nuk është në dijeni të ndonjë plani të tillë," ishte përgjigjja e përfaqësuesit të bankës, kur u pyet për të komentuar skenarin e mësipërm.
Lajmin në fjalë e përgënjeshtroi edhe Komisioni Evropian. Përfaqësuesi i Komisionit Europian, duke komentuar mbi lajmin e agjencisë Reuters tha se “ne nuk jemi në dijeni të planeve të tilla", duke theksuar se "ajo që u tha është false”.