Ndryshime në qeveri: Meta, ministër i Brendshëm, Bumçi ikën nga Kultura
TIRANE - Presidenti i ri i Republikës, Bujar Nishani pasi ta fitonte këtë detyrë në Kuvend ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm.
Burime pranë kryeministrisë bënë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se në orët e paradites së djeshme z. Nishani ka depozituar aktin e dorëheqjes nga kjo detyrë shefit të qeverisë, Sali Berisha duke i hapur rrugën ligjërisht kandidimit të pasdites në Parlament për postin e kreut të ri të shtetit.
Burimet sqarojnë se z.Nishani mëngjesin e djeshëm ka pasur një takim me kryeministrin në zyrën qeveritare dhe fill pas tij ka dorëzuar dhe aktin e dorëheqjes nga detyra e ministrit të Brendshëm. Por, pas ikjes nga kjo detyrë pritet zëvendësimi i Nishanit në dikasterin që ai ka drejtuar.
Mësohet se emri më i përfolur për këtë post është ai i kreut të LSI-së Ilir Meta. Ky i fundit gjatë daljeve të ndryshme publike kur është pyetur nga gazetarët nuk e ka mohuar një gjë të tillë duke e lënë të hapur mundësinë e drejtimit të Ministrisë së Brendshme.
Gjithsesi ende nuk është e sigurt nëse emërimi do të jetë pikërisht ai i z.Meta nga kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu mësohet se Berisha do të bëjë edhe lëvizje të tjera në stafin qeveritar ndërsa prej ditësh thuhet se do të largohet Aldo Bumçi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Një lëvizje e tillë mbetet e pa zyrtarizuar ndërkohë që pritet dhe zbatimi i marrëveshjes së mbetur me PDIU-në e Shpëtim Idrizit.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)