E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrehën n’shpi

Nga Express më 29 dhjetor 2010 në ora 14:11

Reality Show “Shpija e Kosovës 2” është duke u shndërruar në një “spektakël të hatashëm” dhe jo vetëm të debateve e fjalosje, por edhe të përplasjeve fizike.

Pas debatit për frizura në “Shpija 2” mes Adit dhe Qopës dhe pas një fjalosje, dy konkurrentët e këtij realit-show tentojnë edhe të grushtohen. Gjatë debatit ata edhe fyejnë njëri tjetrin duke përdorur shprehje si “të ha si zhabën”, “ec prej këtuhit”, etj.

Kur situata acarohet më shumë, konkurrentët e tjerë ndërhyjnë mes tyre. Por tensioni ka vazhduar edhe më vonë pasi sërish Adi dhe Qopa filluan të grinden mes vete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›