Guardiola vazhdon me Barçën

Nga Express më 29 dhjetor 2010 në ora 11:29
Arrihet marrëveshja. Pep Guardiola është i gatshëm që e ardhmja e tij të lidhet me Barcelonën.
Sipas të përditshmes spanjolle, El Mundo Deportivo, trajneri spanjoll e ka arritur marrëveshjen me presidentin Sandro Rosell, për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
“1+1+1. Kjo është formula e gjetur, e cila i siguron Guardiolas kontratë për së paku edhe dy vjet. Marrëveshja parasheh vazhdimin automatik vit pas viti, për së paku dy vjet.