E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krim me HEC-et Rama Berisha po shkaterron ekonomine

Kryetari i opozitës Edi Rama denoncoi si kriminale dhe mafioze nismën e fundit të qeverisë për privatizimin e 5 hidrocentraleve, Bistrica një dhe dy, dy HEC-et e lumit Mat dhe atë në Lana Bregas. Dy formulat e ndryshme për shitjen e këtyre aseteve publike, tha Rama paralajmërojnë një proces tërësisht abuziv.

“Bëhet fjalë për një tjetër grabitje, aq më tepër kur sheh relacionin e qeverisë që shoqëron një projektligj keqbërës për këtë vend”-tha Rama.

Kreu i opozitës tha se shitja e aseteve të përbashkëta të shqiptarëve nuk po bëhet nga nevoja kombëtare, por sipas tij ka vetëm një qëllim.

“Qëndrimin në këmbë të një pushteti të vjedhur për të vazhduar të vjedhë Shiqpërinë për interesat e oborrit familjar, klanor dhe klientelist pa dashur t’ia dijë për tokën e djegur”- u shpreh ai.

Kjo shpjegon sipas Ramës përse Berisha po vjedh serish zgjedhjet për të vijuar sipas tij të vjedhë Shqipërinë. Por a do të jetë grupi parlamentar i socialistëve në parlament kur ky projektligj të kalojë, Rama tha se do të merret vendimi mbi këtë ccështje vetëm pasi të jetë zgjidhur situata me rezultatin e Tiranës. Për këtë të fundit kryetari i opozitës kundërshtoi si opsion atë të ripërsëritjes së garës në kryeqytet.

“Ne duam drejtësi dhe vetëm drejtësi e drejta është më e qartë se kurrë mbetet vetëm për të pritur dhe për të parë vlerësimin e Kolegjit”-tha Rama.

Në mënyrë të njëkohshme kreu i opozitës konfirmoi se PS ka ende në fuqi opsionin për zgjedhje të parakohshme deri në largimin e qeverisë. 

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›