E Diel, 1 Nëntor 2026

Milot, kamioni bie në lumë, shoferi mbetet brenda

MAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot. Një kamion që ishte duke udhëtuar në aksin Milot-Mat ka rënë në lumin e Matit. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka ngecur brenda kamionit cka e bën më të rëndë situatën. Kamioni që ka përfunduar në lumin e Matit ishte me targa të Tiranës dhe drejtohej nga 50 vjecari, Nikollë Nikolli. Edhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk kanë mundur ta nxjerrin drejtuesin e kamionit jashtë. Bëhet e ditur që, situate e shpëtimit të 50 vjecarit vështirësohet për shkak të prurjeve të shumta të lumit. Nikollë Nikolli ishte punëtor në Milot dhe udhëtonte shpesh në këtë aks, por ende nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij aksidenti. Policia është duke vazhduar përpjekjet për të nxjerrë nga lumi shoferin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›