E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës: Uka s`ka lidhje me terroristët

Policia kosovare konfirmon nëpërmjet një deklaratë të zëdhënësit të saj, se 21-vjecari që dyshohet se ka vrarë dy ushtarë amerikane, në Frankfurt, nuk është i klasifikuar në listën e të dyshuarve si terroristë.

Sipas zëdhënësit të policisë Brahim Sadriu, policia kosovare ka kërkuar menjëherë të dhëna për personin në fjalë dhe konfirmoi se ai nuk figuron në listën e të shumërkërkuarve.
 

Vrasësi i dyshuar i ushtarëve amerikanë është i riu kosovar, 21-vjeçar i lindur dhe rritur në Gjermani, i përkatësisë myslimane që punonte në Aeroportin e Frankfurtit. Lajmi është konfirmuar për Associated Press nga xhaxhai i tij, Rexhep Uka i cili jeton në Mitrovicë.

Në një intervistë për AP-në, 70 vjeçari Uka tha se Aridi ka lindur në Gjermani nga prindërit që u larguan prej Kosovës para 40 vitesh. Xhaxhai ka thënë se Aridi vjen nga një familje muslimanësh dhe të parët e tij ishin drejtues fetarë në xhaminë e fshatit Zhabar të Mitrovicës.

Ndërsa babai i kosovarit që vrau amerikanët, Murat Uka ka thënë se"që të mërkurën djali i tij nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna". Ndërkaq ka aeroporti i Frankfurtit nuk ka konfirmime nëse i dyshuari për vrasje, punonte aty.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›