Rrëmbehet vajza në qendër të Tiranës, pranga autorit
Rrëmbyen një vajzë në qendër të Tiranës, policia arreston një nga autorët e ngjarjes dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin e tij.
Dashamir Biçaku
Elvis Gjuzi, 25 vjeç, banues në fshatin Fushë-Mëzes të komunës së Kasharit, është arrestuar nga policia dje në orët e para të mëngjesit. Ai akuzohet për rrëmbim dhe heqje të padrejtë të lirisë së personit. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, kur një makinë me dy persona ka ndaluar dhe kanë marrë me forcë një vajzë 22-vjeçare nga Tirana. Vajza, sipas pretendimit të të arrestuarit, ka qenë e dashura e tij dhe çifti ka dashur të sqaronte një mosmarrëveshje. Pasi vajza është tërhequr me forcë në mjet, autorët e ngjarjes janë nisur në drejtim të Rrugës së Durrësit. Salla operative e Drejtorisë së Tiranës është njoftuar për një vajzë që ishte rrëmbyer dhe futur në një automjet në qendër. Pasi ka marrë targat e makinës, policia i është vënë pas automjetit që ecte në drejtim të Rrugës së Durrësit. Falë disa postblloqeve të ngritura policia ka mundur të ndalojë një nga rrëmbyesit e vajzës pranë unazës, në kohën kur po linte “pengun” të lirë. Bashkëpunëtori tjetër në këtë ngjarje, sipas burimeve të policisë ka mundur të largohet me një tjetër makinë. Madje, ai ka mundur edhe t’i shpëtojë ndjekjes së forcave të policisë, të cilët i janë vënë pas me automjetet e tyre. Ndërkaq një grup ekspertësh të policisë kanë qëndruar në vendin ku kanë ndaluar Elvis Gjuzin. Ai dhe e dëmtuara janë marrë dhe shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit nr.1, ku edhe ndodhen zyrat e seksionit të krimeve seksuale. Vajza ka deklaruar se, ishte rrëmbyer pranë Teatrit të Operës dhe Baletit në qendër të Tiranës. Dy personat me të cilët ajo njihej, sipas policisë e kanë marrë me dhunë dhe e kanë futur në një mjet. Vajza ka pohuar se, ka kundërshtuar veprimin e dy të rinjve, plani i të cilëve dyshohet se ka qenë për ta dërguar vajzën në një motel në autostradë. Policia pas deklarimeve të dhëna nga e dëmtuara, ka arrestuar Elvis Gjuzin dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia për shkak të sekretit hetimor.