E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Te respektohet autonomia akademike”

Akademiket ngriten zerin per projektligjin per “Akademine e Shkencave te Shqiperise”, pas shume kundershtive per ligjin e miratuar me pak se nje vit me pare. Ajo cka ne thelb thuhej ne deklaraten e Asamblese se Akademise se Shkencave ishte, te ndalej atentati i nisur prej 2 vjetesh tanime ndaj “kupoles se shkences shqiptare”. Vetem nje dite pas berjes publike te kesaj deklarate nga akademiket, reagim ka edhe nga Komiteti i Helsinkit. Shprehimisht ne te shkruhet: “Per KSHH-ne, eshte i pakuptueshem dhe i papranueshem fakti qe, sipas ketij projektligji, mosha e daljes ne pension te akademikeve te ulet nga 75 ne 70 vjec. Per me keq akoma, projektligji u mohon atyre jo vetem te drejten e votes, por edhe pjesemarrjen ne asamble, gje qe bie ndesh me vendimin nr. 36, dt 15.10.2007, te Gjykates Kushtetuese”. Qe prej fillimit te saj, kjo reforme ka ndeshur ne kundershtine e akademikeve, jo pse ata jane kunder reformimit, por sepse ne asnje moment nuk kane qene pjese e ketij procesi reformues. Deklaratat dhe kunderdeklaratat vijojne dite pas dite. Nje reagim a pergjigje per kete ceshtje ka edhe nga Myqerem Tafaj, keshilltar i Kryeministrit Berisha per arsimin. Prej fillimit te kesaj reforme, Tafaj ka kryesuar punen e Grupit te Eksperteve per reformimin e kerkimit shkencor, dhe dje, per te disaten here deklaroi: “Thelbi i kesaj reforme eshte shkeputja perfundimtare nga nje sistem tipik lindor, sovjetik dhe transformimi i Akademise ne nje akademi te modelit perendimor”.
Komiteti i Helsinkit shprehet qarte per kete ceshtje. Ne deklarate shkruhet: “Projektligji bie ndesh me frymen dhe parimet e autonomise dhe te lirise akademike te sanksionuara ne Kushtetute, ku thuhet: “Autonomia e institucioneve te arsimit te larte dhe liria akademike jane te garantuara me ligj”. Per te vijuar me tej, “Ky projektligj, nuk garanton jo vetem zbatimin e parimit te mesiperm Kushtetues, por e cenon ate ne menyre te dukshme. Pikerisht per arsyet e mesiperme, KSHH i sugjeron Kuvendit te Shqiperise te mos e miratoje kete projektligj”. KSHH konsideron gjithashtu te padrejte dhe te pamotivuar riorganizimin e Akademise se Shkencave ne menyre te atille qe e ve ate, qofte edhe perkohesisht, nen perzgjedhjen, drejtimin dhe tutelen e ekzekutivit, sic parashikohet ne nenet 14/1, 14/2, 14/3, 14/4 dhe 14/5 te Projektligjit. Vlen te theksohet se sipas nenit 14/4 te projektit, Presidentit te Republikes i jepen atribute qe nuk i ka. Eshte fjala per te drejten e tij per te emeruar kryesine e Perkohshme te Akademise.
Myqerem Tafaj: Refroma drejt fundit
Keshilltari per arsimin i Kryeministrit, Myqerem Tafaj, njekohesisht edhe kryesues i Grupit te Eksperteve per reformimin e kerkimit shkencor, deklaroi dje se, “Institutet Kerkimore te Akademise tashme jane ne fazen perfundimtare te riorganizimit te tyre. Ndersa Kryesia e Akademise vazhdon ta bllokoj reformen e akademise per transformimin e saj ne nje akademi te modelit perendimor. Bllokimi i reformes se Akademise lidhet vetem me interesa te nje grupi te ngushte personash, i cili ka ne dore vendimmarrjen ne kete institucion dhe i ka mbyllur dyert e Akademise per shkencetaret shqiptare. Ndryshimet e ligjit te Akademise, qe po diskutohen ne Kuvend, synojne te perfundojne reformen brenda 6 muajve. Kjo reforme do te mbeshtetet vetem ne meriten akademike dhe te hape dyert e Akademise per shkencetaret me te mire shqiptare kudo qe jane”.
Kociu: Presidenti nuk eshte ne Shqiperi
Pak dite me pare, krahas reagimit te tyre te ashper per projektligjin e ri per “Akademine e Shkencave”, Eduard Sulstarova beri publik edhe faktin se Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ka heshtur per kerkesen e tij dhe kryetarit aktual te ASH-se, Ylli Popa, per t’i takuar. Takim i cili eshte kerkuar gati 1 muaj me pare. Zedhenesja e Presidentit, Mimoza Kociu, per kete ceshtje shprehet se, “nuk kam informacion sa kane akademiket qe kane kerkuar takim, por nuk ka pasur nje pergjigje nga Presidenti per shkakun se shume dite nuk ka qene ne Shqiperi”. Heshtje ka edhe per dekretimin e kryetarit Akademise, te zgjedhur me vote te fshehte. Rexhep Meidani ende nuk eshte dekretuar nga Topi. E per kete ceshtje, Kociu shprehet se, “me sa informacion kam une, nje tjeter projektligj ka per Akademine e Shkencave”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›