E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shefat protestojne, duan te ruajne monopolet"

Pervec ministrit te Shendetesise jane edhe mjeket e thjeshte, ata qe pohojne se shefat e pavijoneve kane konflikt te interesit edhe firmosin ne me shume se dy bordero. Nderkohe qe jane perseri po keta shefa pavijonesh dhe profesore, qe kerkojne me shume te drejta dhe favorizime. "Protestat qe behen nuk jane aspak ne favorin tone, por ne favor te vete shefave, te cilet sot firmosin ne me shume se nje bordero, nderkohe qe punojne njekohesisht edhe ne klinika private", pohojne mjeket e thjeshte pa tituj te QSUT-se. Keshtu, sipas ketyre mjekeve, nje shef pavijoni eshte njekohesisht edhe shef katedre, drejton nje komision KEMP-i apo shefi i ekove, nderkohe qe edhe punen e privatit nuk e tolerojne. Keshtu, mjeket e rinj nuk kane asnje hapesire per t'u integruar ne keto spitale dhe mbeten te dores se dyte pak me lart se infermieret, thjesht se vetem kryejne vizita. "Nje shef pavijoni eshte ai qe merr ne dore te gjitha operacionet, ndersa mjeket e rinj, apo edhe ata qe kane vite qe punojne aty, nuk u jepet asnje mundesi te penetrojne ne kryerjen e ketyre nderhyrjeve", kane pohuar mjeket e thjeshte. Por keto deklarata te mjekeve jane hedhur poshte nga shefat e pavijoneve, te cilet deklarojne se u jepen hapesira te rinjve dhe strategjia e re qe kerkojne te ndertojne do te jete ne funksion te te gjithe personelit mjekesor. Por kjo alternative nuk pranohet nga mjeket e thjeshte, te cilet pohojne se kjo "levizje" e shefave eshte per te mbrojtur ne vazhdim interesat e tyre. E vetmja pike qe mjeket e tjere mbeshtesin shefat e pavijoneve dhe profesoret e Fakultetit te Mjekesise eshte sigurua ne pune dhe kushtet ne te cilat punojne. Duke denuar incidentet dhe kercenimet qe u behen mjekeve dhe infermiereve, stafi i QSUT-se ka kerkuar nje menyre te re drejtimi te sistemit shendetesor, ku te mos abuzohet dhe te plotesohen kushtet e pacienteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›