Itali, vrau shqiptarin, pranga tunizianit
MODENA - Arrestohet nje tunizian, pasi eshte akuzuar per vrasjen e shqiptarit Fisnik Belaj. I riu 26-vjecar, me dokumente te rregullta, eshte qelluar me nje thike disa here, duke pesuar edhe vdekjen e menjehershme. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e dy diteve me pare dhe, sipas policise, shqiptari Belaj ka ngelur i plagosur rende dhe me pas ka humbur jeten. Policia thote se vrasja dyshohet te jete nje hakmarrje mes bandave rivale. Nderkaq qe nuk eshte bere i ditur emri i autorit, pasi jane duke u kryer ende hetime per bashkepunetore te tjere qe mund te kete ai ne kete krim. I plagosuri eshte derguar ne spitalin e Baggiovara (Modena), ku dhe me pas ka humbur jeten.