Bastisi lokalin me dy te tjere, pranga adoleshentes
TIRANE - Policia e Tiranes ka vene ne pranga nje grua, pasi eshte akuzuar per vjedhje ne bashkepunim te nje lokali. Burimet zyrtare thane dje se kane vene ne pranga Liza Gegajn, 18 vjece, me origjine nga Lezha dhe me banim ne Tirane. Mesohet se adoleshentja, ish-punonjese ne kete lokal si kameriere, ne bashkepunim dhe me Ndricim Muzhiqi dhe Zamir Llakaj, dyshohen te jene autore te vjedhjes se nje lokali, ne pronesi te nje personi, emri i te cilit nuk u be i ditur. Sipas policise, kjo vjedhje ka ndodhur me date 17 gusht 2007, ne rrugen “Haxhi Hysen Dalliu” ne Tirane. Aktualisht agjentet jane vene ne kerkim te dy bashkepunetoreve per te zbardhur te plote ngjarjen.
A.C
A.C