E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre gjyqtare te Apelit nen akuze

Redinalda Caushaj

Dy nga gjyqtaret e kapur me shkelje nga ana e Inspektoratit te Ministrise se Drejtesise se bashku me kryetarin e Gjykates se Apelit, nuk kane zbardhur ende vendimin e mases se sigurise per te pandehurit Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli. Pronari i firmes se demontimit te armeve ne Gerdec, “Alba Demil” dhe drejtori teknik i saj, u arrestuan si te akuzuar per tragjedine, qe u kushtoi jeten 26 personave dhe u plagosen 300 te tjere. Por kur kane kaluar plot 12 dite nga afati i percaktuar me ligj per t’i dhene te dyja paleve masen e sigurise se zbardhur, si dhe argumentin e tyre ne lidhje me kete mase sigurie te marre, ende nuk eshte bere zbardhja e vendimit per t’i dhene mundesi mbrojtjes per ankimim. Kete here ne loje eshte futur edhe kryetari i gjykates, Matush Saraci, i cili ka qene edhe kryesuesi i trupit gjykues ne kete mase sigurie.

Si kryetari i kesaj gjykate, Matush Saraci, por edhe dy anetaret e trupit gjykues, Bashkim Caka dhe Lefter Jahja, nuk e kane zbardhur ende vendimin e mases se sigurise. Data 10 prill ishte afati i fundit ne te cilen duhet edhe te ishte dorezuar ne kryesekretarin e Gjykates se Apelit masa e sigurise e zbardhur. Por avokatet mbrojtes te dy te pandehurve te arrestuar per tragjedine e Gerdecit, Mihal Delijorgji, administrator i firmes “Alba Demil”si dhe Dritan Minxhollit drejtori teknik, ende nuk kane marre kete vendim ne dore per te bere ankimimin ne Gjykaten e Larte. Lajmin e konfirmoi avokati Arben Prifti dje per gazeten “Koha Jone”. “Eshte e njejta situate si me masen e sigurise ne Gjykaten e Faktit Tirane, nuk behet zbardhja e vendimit dhe na krijojne vonesa per te cuar ceshtjen me tej, pasi kane kaluar 12 dite nga afati”, tha ai. Edhe pse Prifti eshte interesuar pothuajse cdo dite ne dyert e kryesekretarise se Gjykates se Apelit, ky i fundit eshte detyruar te kthehet mbrapsht pasi vendimi per masen e sigurise nuk eshte zbardhur ende. Te dy te pandehurit Delijorgji dhe Minxholli rrezikojne te drejten e tyre per te ankimuar serish masen e sigurise ne Gjykaten e Larte. Edhe Gjykata e Tiranes dha masen e sigurise “arrest me burg” pas arrestimit te te dyshuarve kater dite pas ndalimit, nderkohe qe zbardhja e vendimit u vonua duke rrezikuar apelimin. Me pas, kjo gjykate la ne qeli Minxhollin e Delijorgjin, por ashtu sikurse edhe thuhet ne raportin e Ministrise se Drejtesise, togat e zeza vazhdojne te zvarritin zbardhjen e vendimeve per palet.

Precedenti

Dy gjyqtaret Bashkim Caka dhe Lefter Jahja, te cilet kane qene pjese e trupit gjykues te mases se sigurise ndaj Delijorgjit e Minxhollit, akuzohen edhe ne raportin e Inspektoratit te Ministrise se Drejtesise per 700 dosjen e kontrolluara. Pas inspektimit te bere, ka rezultuar se se bashku me 10 kolege te tjere te tyre, ata kane zbardhur vendimet per 7 muaj e 23 dite nga dita e shpalljes se tyre. Raporti i pergatitur nga ana e inspektoratit i eshte vene ne dispozicion te gjithe gjyqtareve per t’iu dhene te drejten e kundershtimeve te tyre. Raporti i bere nga ana e ministrise thuhet se vonesat ne dorezimin e dosjeve kane sjelle pasoja per te gjitha palet ndergjyqesore, pasi ne qofte se njera pale kerkon te ekzekutoje vendimin, pala tjeter kerkon te beje rekurs per ne Gjykaten e Larte, kerkese e cila, ne baze te nenit 476 te Kodit te Procedures Civile, duhet te depozitohet ne nje afat prej 10 ditesh nga njoftimi qe u eshte bere paleve. Por ne rastin e dosjes “Gerdeci”, Apeli ka vonuar me 12 dite vendimin e zbardhur, duke vene ne alarm avokatet e te pandehurve. Raporti u eshte derguar 12 gjyqtareve te kesaj gjykate per te paraqitur observacionet dhe pas perfundimit te ketij procesi. Por edhe vete ministri Enkelejd Alibeaj, akuzoi gjate analizes vjetore 12 gjyqtaret e Apelit per zvarritje te zbardhjes se vendimeve. Nderkohe qe sipas raportit te bere nga ana e inspektoratit te Ministrise se Drejtesise qe nga data 1 janar i vitit 2007 e deri ne 30 dhjetor te ketij viti ne kryesekretarin e kesaj gjykate jane dorezuar 700 dosje civile e penale te cilat zene rreth 20 per qind te ceshtjeve te kesaj gjykate. Ndersa pritet reagimi i tyre me observacione, del ne pah nje tjeter proces i zvarritur ne dyert e Shkalles se Dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›