Rrëmbyesi i autobusit kërkon shtrim në psikiatri
01/09/2009 Sipas kërkesës, nuk është në gjendje të bashkëjetojë me pjesën tjetër të të dënuarve
Në muajin korrik 2009, gjykata u la kohë ekspertëve të mjekësisë ligjore
TIRANË- Tre vjet pasi mori autobusin peng me 25 pasagjerë brenda dhe u drejtua drejt Rinasit duke dashur të largohet në Itali, 28-vjeçari Adrian Sina, kërkon të shtrohet në spitalin psikiatrik. Kërkesa është depozituar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe është duke u shqyrtuar në bazë të nenit 46/1 të Kodit të Procedurës Penale. Adrian Sina ishte vetëm 25 vjeç, kur vendosi të marrë autobusin peng dhe të detyroi autoritetet policore të nisin drejt Italisë. Por aventura e të riut përfundoi brenda pak minutave bashkë me granatën që mbante në dorë. Tashmë ai është 28 vjeç dhe ndodhet në burg duke vuajtur dënimin e marr nga krimet e rënda. Por pas tre vjetësh, banori i Kodër Kamzës, kërkon nëpërmjet avokatit të shtyj shtrim në spital dhe nënshtrimit të mjekimit të detyrueshëm. Sipas kërkesës së bërë nga avokati i të dënuarit Sina në gjykatë, gjendja e tij shëndetësore vlen për të dëshiruar dhe ai nuk është në gjendje të bashkëjetoi me pjesën tjetër të të dënuarve duke mos iu përshtatur. Avokati thekson në kërkesë se gjykata është e detyruar të urdhëroi mjekimin e detyrueshëm për këtë kategori personash duke mos i lënë mundësinë e kryerjes së veprimeve të dhunshme në rast të përkeqësimit të gjendjes. Megjithëse kërkesa e avokatit është bërë gati tre muaj më parë, ekspertët mjeko-ligjor ende nuk e kanë dhënë fjalën e tyre të fundit. Në muajin korrik 2009, gjykata u la kohë ekspertëve të mjekësisë ligjore të përgatisin raportin përfundimtar për të dënuarin Adrian Sina. Por fundi i korrikut nuk solli asgjë të re. Pas muajit gusht, i cili ishte pushim për të gjithë gjyqësorin dhe administratën, data 1 shtator është lënë nga gjykata për t’i dhënë një përgjigje të dënuarit Adrian Sina. Janë specialistët e mjekësisë ligjore ata që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë për të dënuarin dhe mënyrën e mjekimit të tij. Deri tani është shprehur avokati, Adrian Sina është trajtuar njësoj si të dënuarit e tjerë që gëzojnë shëndet të plotë. Kërkesën për ta shtruar në spitalin psikiatrik e kanë bërë edhe familjarët, të cilët nuk janë në gjendje të komunikojnë me djalin e tyre.