QKEV sanksione per mjeket qe nuk plotesojne kreditet
Lizeta Duro
Edukimi ne vazhdim per sherbimet shendetesore eshte nje reforme e cila sherben per te nxitur zhvillimin profesional per te gjithe profesionistet e shendetesise me synim rritjen e njohurive dhe zhvillimin e aftesive te tyre ne funksion te permiresimit te cilesise se sherbimeve te kujdesit shendetesor. Entela Shehu drejtoresha e Qendres Kombetare te Edukimit ne VazhdimQKEV tregon per gazeten tone se procesi po ecen mire duke qene se eshte ne vitin e pare te tij dhe eshte normale qe te kete nevoje edhe per permiresime te tjera. Shehu shprehet se per te gjithe mjeket qe ne ciklin 5-vjecar nuk do te kene plotesuar numrin e krediteve te nevojshme do te jete Bordi Kombetar i Ricertifikimit dhe Akreditimit qe do te vendose cfare sanksionesh do te merren dhe menyren se si do te zbatohen. Pyetur nese marrin pagese shtese mjeket qe marrin te gjitha kreditit e kerkuara drejtoresha e QKEV-se pergjigjet se edukimi ne vazhdim eshte nje proces qe synon te permiresoje cilesine e sherbimeve shendetesore dhe te nxise zhvillimin profesional te vete profesionistit. Pra pervecse nje detyrim ligjor eshte dhe nje detyrim moral i cdo profesionisti qe ushtron profesionin e tij ne sherbim te shendetit te pacientit dhe perfitimi i nje shperblimi ne page eshte i sanksionuar ne kontratat e tyre te punes me qendren
shendetesore te financuar nga ISKSH. Lidhur me zhvillimin e shume seminareve ose konferencave per edukimin ne vazhdim te sherbimeve shendetesore ne te njejten kohe cka i pengon mjeket te marrin pjese ne te gjitha bashke Shehu thote se kjo gje ben te qarte domosdoshmerine e nje planifikimi te mire dhe te bashkerenduar midis QKEV-se ofruesve te aktiviteteve te edukimit ne vazhdim dhe institucioneve shendetesore.
Sa aktivitete te edukimit ne vazhdim jane bere dhe si po shkon edukimi ne vazhdim per stafin e sherbimit shendetesor
Gjate ketij viti mund te jene zhvilluar aktivitete te ndryshme te edukimit ne vazhdim nga te cilat jo te gjitha mund te kene aplikuar per akreditim. Numri i aktiviteteve qe jane zhvilluar dhe pritet te zhvillohen deri ne fund te vitit dhe qe jane akredituar apo jane ne proces akreditim prane QKEV-se eshte 150. Duke konsideruar faktin qe ky eshte vetem viti i pare i programit
te ricertifikimit dhe venies ne zbatim te procesit te akreditimit mund te thuhet se edukimi ne vazhdim per profesionistet e shendetit ka ecur pergjithesisht mire pavaresisht disa veshtiresive dhe problemeve te hasura rruges.
2. A marrin pagesa shtese mjeket qe marrin me shume kredite dhe si llogaritet paga e tyre
Edukimi ne vazhdim eshte nje proces qe synon te permiresoje cilesine e sherbimeve shendetesore dhe te nxise zhvillimin profesional te vete profesionistit. Pra pervecse nje detyrim
ligjor eshte dhe nje detyrim moral i cdo profesionisti qe ushtron profesionin e tij ne sherbim te shendetit te pacientit. Megjithate krijimi i mekanizmave qe nxisin apo shperblejne nje zhvillim profesional aktiv dhe me impakt ne sherbimin shendetesor eshte dicka qe duhet menduar gjate zhvillimeve te metejshme te sistemit te edukimit ne vazhdim. Aktualisht elementi i vetem qe
lidh pjesemarrjen ne aktivitete te edukimit ne vazhdim dhe marrjen e krediteve te shumta me perfitimin e nje shperblimi ne page eshte i sanksionuar ne kontratat e tyre te punes me qendren
shendetesore te financuar nga ISKSH.
3. Shpesh mjeket por edhe dentistet thone se reforma nuk eshte e menduar mire pasi ne nje dite mund te organizohen 2 ose me shume konferenca dhe ata nuk kane mundesi ti ndjekin ne
te njejten kohe edhe per te marre informacione por edhe per te fituar kredite deri tani sipas jush si kane funksionuar organizimet e ketyre seminareve
Fakti qe mund te kete me shume aktivitete ne te njejten dite mund te jete nje tregues pozitiv duke qene se numri i profesionisteve qe kane detyrime ndaj programit te ricertifikimit eshte i
madh dhe nevojat e tyre per kredite nuk arrijne te plotesohen bazuar ne numrin e aktiviteteve qe ofrohen. Por nga ana tjeter kjo gje ben te qarte domosdoshmerine e nje planifikimi te
mire dhe te bashkerenduar midis QKEV-se ofruesve te aktiviteteve te edukimit ne vazhdim dhe institucioneve shendetesore. Perballe nje plani paraprak aktivitetesh 1-vjecar ose 6-mujor profesionisti i shendetit mund te planifikoje vete pjesemarrjen e tij ne ato aktivitete qe permbushin me shume nevojat e tij personale te lidhura me praktiken e perditshme mjekesore. Per te ndihmuar kete proces QKEV ka kerkuar bashkepunimin e ofruesve kryesorete aktiviteteve te edukimit ne vazhdim duke bere te mundur krijimin e nje plani kombetar aktivitetesh per vitin 2011 i cili shume shpejt do te publikohet edhe ne faqen zyrtare te
qendres.
4. Po per mjeket qe kane marre pjese ne aktivitete edukuese jashte Shqiperise u njihen ketyre kreditet
Po pjesemarrja ne aktivitete qe zhvillohen jashte Shqiperise te akredituara nga institucionet perkatese akredituese regjistrohet ne dosjet e tyre personale sipas procedurave te parashikuara
ne Dokumentin rregullator te ricertifikimit te profesionisteve te shendetesise dhe te zbatuara nga QKEV.
5. Po nese sherbimet shendetesore qe nuk arrijne ti plotesojne kreditet te caktuara nga QKEV cfare masa merrni ju si qender
Per sa i takon institucioneve shendetesore qe kane te punesuar profesioniste mjeke stomatologe dhe farmacisteve qe nuk arrijne te permbushin kriteret e ricertifikimit eshte Bordi
Kombetar i Ricertifikimit dhe Akreditimit qe do te vendose cfare sanksionesh do te merren dhe menyren se si do te zbatohen.
6. Cfare aktivitetesh jane bere deri tani kush i ka organizuar dhe me pjesemarrjen e kujt per ricertifikimin dhe akreditimin e stafit te shendetesise dhe profesionisteve ne vecanti
Aktivitetet qe jane ofruar gjate ketij viti kane qene me se shumti konferenca trajnime dhe seminare. Ofruesit me aktive kane qene Shoqatat e profesionisteve OJF-te institucionet shendetesore Spitale Qendra Shendetesore Ministria e Shendetesise ose institucione ne varesi te saj dhe urdhrat e profesionisteve. Me pak aktivitete jane organizuar nga Institucionet akademike publike dhe private. Profesionistet qe kane perfituar me shume nga aktivitetet e ofruara jane mjeket specialiste stomatologet dhe me pak mjeket e pergjithshem farmacistet dhe infermieret. Per tu vene ne dukje eshte fakti qe nje numer i konsiderueshem aktivitetesh eshte ofruar per ekipe
multidisiplinare profesionistesh ndikimi i te cilave mendohet te jete me i madh ne sherbimin shendetesor te ofruar. Rritja e numrit te aktiviteteve te ofruara ne vitet e ardhshme dhe ne menyre te vecante per kategorite e profesionisteve qe vuajne mungesen e numrit te mjaftueshem te aktiviteteve eshte
edhe nje nga sfidat kryesore te sistemit te edukimit ne vazhdim.
12 Tetor 2010