Rrepsi, varfëri dhe shpresë në anë të Rrugës së Madhe
"Hej, paska ardhë turku e po na xjerr
n‘fotografi", një djalosh i shkathët
vrapon të ftojë shokët e tij të shpërndarë
në një shesh të vogël në hyrje të shkollës
së Rrepsit. "Turku" në këto anë të Mirditës
nuk e ka më atë kuptimin që kishte
para do shekujsh, kur "turku" ishte ekspedita
ndëshkimore, çarmatimi, taksat,
shërbimi i detyruar ushtarak. "Turku"
në Rreps, qendër e Komunës së Oroshit,
është tani fija e shpresës që i mban ende
në jetë këto zona. Pjesa më e madhe e
specialistëve dhe punëtorëve të firmës
"Bechtel", që po ndërton rrugën e re
Durrës-Kalimaç, janë turq. Djali i vogël
e ka ngatërruar njërin prej nesh, mustaqet
e të cilit kanë nisur të varen rëndërëndë,
me një punëtor turk.
Një vend pa tokë - "kurrnji farë
pemet", ka shkruar për këto anë një ish
i burgosur i shquar - i dënuar të mbetej
jashtë rrugëve që e lidhin me pjesën
tjetër të Shqipërisë, Rrepsi u pat mbajtur
gjallë vetëm nga një industri, ajo e
bakrit. Në fillim miniera dhe më pas uzina
e pasurimit i dhanë udhë edhe
lindjes së një qyteze, e cila u popullua
me punëtorë të ardhur nga e gjithë
Mirdita dhe me specialist nga krejt vendi.
Nga një kodër e zhveshur - Rreps do
të thotë vend i rrjepur - vendi u shndërrua
në pak vjet në një vend ku zhurmonte
jeta. Minatorë, mekanikë, gjeologë,
policë, gardianë të burgut, të gjithë
silleshin vërdallë në këto pak metra katrorë
që përbëjnë Rrepsin. Pastaj andej
nga fillimi i viteve ‘90 miniera dhe fabrika
u mbyllën. Qyteza e humbi arsyen
e ekzistencës së saj dhe në muzgun e
ditës qyteza i ngjante një vendi-fantazmë,
ku njerëzit silleshin kot pa arsye,
në pritje të kush e di se çfarë shenje
hyjnore. Vetëm klubet ishin plot. Ishin
vendet ku burrat e vendit mund ta hiqnin
për disa kohë mendjen nga hallet që
u kishin lidhur këmbët fort. Tani Rrepsi
është vendi më i afërt me kantieret e
Urës së Madhe. Shumë gra e burra janë
punësuar në to. A thua ka ardhur koha
të shpëtojë nga laku i varfërisë?
Në fillim është mjegulla
Eshtë mëngjes herët dhe shoferi ynë
bëhet edhe më i kujdesshëm se sa është
zakonisht. Me sytë e picërruar fort e
nget makinën pa folur asnjë fjalë. Sapo
kalojmë Urën e Matit, një mjegull e dendur
e rrethon krejt zonën. Mezi e
shikojmë trasenë e lodhur që lidh vendin
me Mirditën, Pukën, Kukësin, Kosovën… E kalojmë shpejt Rubikun ende
të përgjumur. Vetëm ndonjë grua me
kostumin tradicional mirditor ka dalë
që herët. Si në tym dallojmë dritën e
ndezur të ndonjë lokali apo dyqanke.
Pak nga pak Mirdita ka nisur të zgjohet.
Edhe Rrëshenin e gjejmë krejt të
bardhë. Mjegulla e ka lagur krejt qytetin.
Eshtë vetëm fundi i tetorit, porse atmosfera
që na rrethon na bën të besojmë
se jemi diku andej nga zemra e
dimrit. Një takim me miqtë e vjetër
mirditorë është një ndalesë e detyruar.
Në qendër të qytetit çmallemi do kohë
me ta, teksa rrufisim kafen tradicionale
të mëngjesit. Njëri prej tyre, Bardhok
Gjikola, pranon me dëshirë të vijë me
ne më larg, në rrugën drejt Rrepsit.
Mjegulla nis të davaritet teksa dielli
ngrihet gjithnjë e më lart. Tashti kemi
nisur të udhëtojmë në Mirditën e
vërtetë. Në vendin me kreshta të larta,
me dheun e kuq ku rriten vetëm dushkajat,
me tufat e dhive që u ngatërrohen
makinave ndër kthesa, me gratë e veshura
me të zeza që shpejtojnë kush e
di se për ku. Në anë të një shkëmbi na
bëjnë përshtypje disa foto të rinjsh. "Eh
- merr frymë thellë miku ynë - ktu janë
vra shumë të rinj. Ishin aksionista, po
shkoshin në aksion në hekurudhë.
Vijshin prej Tropoje". Ky vend ka edhe
përmasën e vet tragjike. Jo vetëm në të
shkuarën e largët, por edhe në 50 vjetët
e fundit.
Mbërrijmë në Shpal. Sheshi para
kishës së tij është i mbushur plot histori.
Këtu ka qenë dikur qendra më e
rëndësishme e lokalitetit. Këtu mblidheshin
burrat në Kuvend, këtu janë
pushkatuar disa prej burrave më në zë
të Mirditës, këtu varroseshin të burgosurit
e vdekur në minierën e Spaçit,
këtu… Rrimë një copë herë në oborrin
e kishës së Shpalit, duke kujtuar copëra
historish tragjike, të cilat miqtë tanë na
i kanë treguar vite më parë.
Këtu kthen rruga që të çon në Spaç e
në Rreps dhe në kantieret e Rrugës së
Madhe. Shenja e parë e punimeve është
një tjetër "mjegull". Nuk është më ajo
e para, që na ka shoqëruar në orët e para
të mëngjesit, është një tjetër mjegull:
është reja e pluhurit që lenë pas kamionët
e rëndë. Njësoj sikur ta ndjejnë veten
të vetëdijshëm për peshën e tyre ata
kalojnë fare indiferentë në krah të kullave
të vjetra, kalimtarëve, historive.
Vetëm pak minuta udhëtim dhe dallojmë
në horizont pallatet me tulla të
bardha të Rrepsit. Poshtë tyre gjarpëron
traseja e re. Të mësuar me shtigjet që
kemi hasur kohë më parë këtyre anëve,
traseja na duket edhe më e gjerë dhe më
madhështore se sa mund të jetë realisht.
Disa ura këmbëmëdha tashmë kanë
përfunduar. Mbi to udhëtojnë edhe kamionët
e rëndë.
"Mos harroni pemët"
Në qendër të Rrepsit një furgon me
targa të Lezhës mban frena të forta.
Rreth tij mblidhen sakaq një tufë me
njerëz, shumica burra e gra në moshë
të thyer. Ka mbërritur peshku nga
Shëngjini. Pastaj njerëzia shpërndahen
dhe në sheshin qendror sundon përsëri
heshtja. Vetëm ca më tej, afër shkollës,
dëgjohet hareja e nxënësve që po shijojnë
pushimin e madh. Sikur të mos
ishin ata, Rrepsi i këtyre ditëve do të ishte
një qytet fare i heshtur. Edhe në kafenetë
e qytetit, dikur të stërmbushura
sundon heshtja. Burrat kanë nisur punë
nëpër kantiere. "Turku", sikurse i thonë
ata çdo gjëje që lidhet me Rrugën e
Madhe, ka nisur ta mbajë këtë qytet
gjallë. Në njërën prej kafeneve gjysmë
të zbrazura njihemi me Llesh Bardhin,
74 vjeç, ish-kryeplak. Lleshi është nga
Shpali i afërt. E gjithë jeta e tij ka shkuar
nëpër miniera. Në fillim ka nisur punë
në Rubik, mandej në Kurbnesh e në
1963 ka ardhur në Spaç, asokohe minierë
e porsahapur. Në 1985 ka dalë në
pension. Tetë vjet pas tij ka "dalë në pension"
edhe vetë miniera. Dy vajza të
Lleshit punojnë ndër kantiere. "Kjo
rrugë ka qenë shpëtimi ynë. Të kish me
pas vazhdu ndryshe, tash do të ishim në
një vend krejt të braktisun", thotë Lleshi
duke u kujdesur nëse i shkruajmë ose
jo saktë fjalët e tij.
Bashkë me minatorin e vjetër bëjmë
një shëtitje nëpër Rreps. Përballë me
zyrat e komunës "Orosh" na bën përshtypje
një pallat i madh, i braktisur. "Ktu
ka qenë fjetorja e minatorve dhe puntorve
- na thotë Lleshi - tash ka metë
sikurse e shihni vetë, po ndoshta shpejt
do të bajmë ndonjë gja". Pastaj ca më tutje
shikojmë teksa vërtiten disa bluza të
bardha. "Ah, kjo godina që shihni këtu
është spitali i qytetit - vazhdon Lleshi -
kjo ka qenë e para godinë që është ndërtuar
në ktë vend. U ndërtu për të strehu
specialistët kinezë. Kur unë kam ardhë
ktu ka qenë krejt pyll e ahishte. Pastaj
kanë nisë t‘u u ndërtu pallatet, derisa
popullsia arriti në 3 mijë banorë". Leshi
na prezanton me një shokun e tij. Eshtë
Ndue Gjon Marku. Ky ka punuar më
shumë në sipërfaqe, në Uzina e Pasurimit
të Bakrit. Edhe Ndue na i përsërit
shpresat që banorët e këtyre pallateve
të varfër ushqejnë nga rruga. "Ka ardhë
bash e n‘kohën e duhun", na thotë me
bindje.
Shëtitja në Rreps mbaron brenda pak
minutash. Eshtë njësoj si të shëtisësh në
një lagje të varfër periferike të Tiranës.
Të njëjtat rrobe të nderura, që duket se
janë blerë "te Gabi", të njëjtët ballkone
gjysmë të rrjepur, të njëjtat apartamente
të braktisura, të njëjtat figura njerëzore
që vërtiten gjysmëkot në pritje që të
shkojë edhe një ditë. Vetëm e zeza e
grave mirditore është krejt ndryshe. Më
e thellë dhe më e vuajtur se ajo e anëve
tona. Kështu që muhabeti shkon vetiu
te varfëria e këtyre anëve. Miqtë tanë
zihen ngushtë. Pasi gëlltiten një herë,
rrinë e mendohen më pas pa folur. Çfarë
ka ndodhur? Nuk paska të varfër në
Rreps? Shumë shpejt e kuptojmë merakun
e tyre. Mirditori nuk e ka zakon t‘jua
rrëfejë të tjerëve varfërinë e tij, apo atë
të fqinjëve. Vendosim që të trokasim
vetë në ndonjë shtëpi të varfër. Miqtë
tanë ndjehen të lehtësuar. Lleshi na tregon
me krenari një numër pemësh që
ka mbjellë vetë në anë të rrugës. "Kto
pemë janë mbjellë me iniciativë të komunës.
Pastaj janë shtru rrugët edhe me
ndihmën e firmës. Tash nuk na shkel
kama n‘baltë. A jena apo nuk jena tu
ndryshu?". Pemët e reja të Lleshit sigurisht
që janë një ogur i mbarë. Poshtë në
këmbët e fushës së Rrepsit vazhdohet
të punohet. Kanë mbërritur orët e para
të drekës.
Dinjiteti i varfërisë
Gjatë shëtitjes sonë të shkurtër dikush
na pat thënë se Frani, ish-saldator në uzinë,
ishte ndër më të varfrit e krejt qytezës.
Sipas zakonit, trokasim në shtëpinë e Franit,
duke lëshuar atë thirrjen e vjetër: "O i
zoti i shpis". Pas një heshtjeje të gjatë dhe
pasi kemi trokitur disa herë mbi derën
prej llamarine, më në fund dëgjojmë një
zë të ngjirur burri: "Kush a n‘derë?". Në
fillim mundohemi t‘i spjegojmë që nga
matanë derës Franit se kush jemi e përse
duam ta takojmë. I përsërisim disa herë
se ne duam të takojmë familje të varfra,
me qëllim që t‘i kuptojmë sa më mirë e
më nga afër hallet e tyre. Pas pak minutash
bisedë që nga matanë derës më në fund
porta metalike hapet me një kërcëllimë të
rëndë. Një burrë, jo shumë i vjetër, prej
kohësh i parruar, na sheh me inat: "E mora
vesh se kush jeni, po tash a po krisni b… e
me m‘lanë rahat!". Kur jemi jashtë e vrasim
mendjen ca më gjatë. A mos vallë Frani ka
të drejtë që të na shohë vëngër? Mos vallë
varfëria është një turp që duhet fshehur
nga sytë e të tjerëve? Pyetje e ngatërruar.
Në një pallat tjetër trokasim sërish,
kësaj here edhe me më shumë ndrojtje.
Dera hapet shumë shpejt, porse hapet
vetëm deri në gjysmë. Një sy gruaje dhe
një gjysmëportret na shikon me dyshim
që matanë pragut. Pastaj dëgjohet një
gjysmë zëri: "Urdhnoni mrenë, po me
m‘falë se e kam shpinë pak rrëmujë". "Pak
rrëmujë" është shprehje shumë delikate
për një shtëpi si ajo e Dile Legisit, 44-
vjeçare, nënë e vetmuar e tre fëmijëve.
Një shtrat i madh i vjetër, një bufe nga
ato të para tridhjetë vjetëve, një sobë e
vjetër dhe kaq. Kjo është shtëpia e Diles.
As televizor, as telefon, asgjë që ta lidhë
këtë strehë të harruar të Rrepsit me
pjesën tjetër të botës. Dila vuan nga një
sëmundje e rëndë e tiroideve, i shoqi i
ka vdekur shtatë vjet më parë, tre fëmijët
e saj janë shpërndarë nëpër jetimore
në qytete të ndryshme të Shqipërisë. E
vetmja ndihmë e mundshme mund t‘i
vijë nga vëllezërit në Pukë, por edhe ata
kanë hallet e tyre…
Vonë, në të ngrysur, marrim rrugën e
kthimit. Poshtë mbi Rrugën e Madhe
vazhdojnë punimet. Rrugës dëgjojmë
nga radio e makinës se diku në Spanjë
janë ndarë disa çmime shumë të rëndësishme.
Betancourt, politikania e liruar
tash së fundmi nga robëria në Kolumbi,
ka lëshuar një apel. "Nga bota jonë, ku
nuk mungon asgjë, duhet të zgjasim
dorën drejt atyre që u mungon gjithçka",
ka thënë ajo. Dhe vërtet cila mund të jetë
kjo dorë e zgjatur nga njëra botë te tjetra?
Këtë pyetje sërish e konsiderojmë si
të vështirë dhe përqendrohemi te rruga,
e cila kësaj here është krejtësisht e pastruar
nga mjegulla.
Histori nga Spaçi
Spaçi nuk është veçse shtatë kilometra larg
Rrepsit. Një zonë e shkretë, e groposur në
fund të shpateve të maleve, një vend ku
dielli duket vetëm pak orë në ditë. Këtu u ngrit
në 1967 kampi i të burgosurve, të cilët duhej të
punonin si skllevër në thellësi të shkëmbit të
kuqërremtë. Këto radhë që do të lexoni më
poshtë janë vetëm një pjesë e vogël e përjetimeve
tragjike që kanë ndodhur këtu. Tash kampi
është vetëm një grumbull rrënojash me
"sy" të zgurdulluar, kujtim i mbrapshtë i një
çmendurie pa fre.
1967, një prift në burg
"… Kur dolëm jashtë filluem me e pa Spaçin
e vërtetë ashtu siç ish. Drita sa kishte dalë.
Malet përreth ishin të çveshuna. Kurrnji gjelbërim,
as pemë, as bar, as nji shej gjallese n‘ato
male. Kurrnji shpend, o zog mali nuk fluturonte
mbi to. Male të dekuna, male metali. Bakër,
vetëm bakër.
Ndërkaq, të burgosunit, puntorët e minierës,
ishin vu në rreshta të gjatë e të pafund,
me gaveta në duer. Në njanin sportel merrshin
racionin e bukës. Shpesh herë, siç mësuem
edhe ma vonë, edhe të mykun, ndërsa te
sporteli tjetër hidhej nji garuzhdë gjellë, lang,
jo lang mishi, por lang preshësh, patatesh, o
hudrash, simbas stine që ish. Atë ditë qe me
presh, gjysë të thata e gjysë të kalbta. Sado unshëm
që t‘ishe, ai lang ishte i pështirë për t‘u
kalue, si gjellë spartane, e na ishim heliotët,
robët e shtetit. Thonë se historia përsëritet.
Edhe unë ashtu mendoj, por vetëm për të keq.
Kohët e arta nuk përsëriten kurr…".
(At Zef Pllumi, "Rrno vetëm për me tregue",
"55", Tiranë 2006).
1976, fëmijë në dyert e burgut
"… Më 20 tetor 1976, Ana që nuk kishte mbushur
katër vjeçe, kaloi provën e saj të parë të madhe:
zbriti në këmbë nga Spaçi në Rreps. Qenë shtatë kilometra.
Ecte e zënë për dore me gjyshen, pyeste për
ngjyrën e lumit, që, për shkak se mblidhte mbeturina,
vinte si ngjyrë okër, recitonte e pyeste me frikë:
‘Do të vijë nata‘? Tetisi në qafën e mamit ishte e
kënaqur. ‘Kështu të vijmë gjithmonë, pa makinë‘,
thoshte. Në Rreps pyetjet e Anës për natën u shtuan,
por më në fund një makinë që erdhi me trupa nga
Oroshi na ngjiti në Shpal. Aty u ulëm buzë rrugës e
pritëm. Vajzat, të lodhura, i zuri gjumi. Një udhëtar
hoqi xhaketën e i mbuloi. Një tjetër makinë që zbriste
nga Fushë-Arrëzi na mori e na shpuri në urën e
Matit. Ishte bërë natë kur u nisëm për në Lezhë. Të
nesërmen në kopsht Ana nuk lëvizte nga karrigia e
nuk luante me fëmijët e tjerë: ‘Më dhembin shputat‘,
i qe ankuar edukatores. Tabanet e këmbëve na
dhimbnin ne e jo më Anës…".
(Liri Lubonja, "Larg dhe mes njerëzve", "Fjala").
1979, një Vit i Ri në Spaç
"… Vigjilja e vitit të ri 1979 u festua në kamp me
byrek, hallvë dhe hasude. Atë ditë kuzhina private
ishte më cyt se kurrë dhe më me tym se kurrë. Urimi
‘Në shtëpi!‘ dëgjohej të shkëmbehej vazhdimisht
në mes të burgosurve. Ca e thoshin me gjithë
shpirt, ca ftohtë dhe thjesht për mirësjellje, por
askush nuk mbetej pa e thënë… Andej nga mesnata,
kur disa i kishte zënë gjumi, kurse shumicën
me siguri jo, u dëgjua një si thirrje e largët
‘Ndal‘, pastaj kërcitën fort disa breshëri automatiku.
Më kureshtarët kërcyen nga shtrati dhe
dolën në dritare. Nuk dukej asgjë veç dëborës.
Ramë përsëri në gjumë, kur, pas ndonjë ore, u
ndje se në kamp kishin ardhur edhe disa policë
të tjerë. Pak minuta më vonë Dhimo thirri:
‘Apeeeeeli!‘
Apeli në mes të natës bëhej kur dyshohej për
ndonjë që mungonte. U ngritëm ashtu gjysmë
të trullosur e gjysmë të përgjumur, veshëm rrobat
që i kishim hedhur mbi mbulesa dhe zbritëm
në tarracë. Ndërkaq aty, s‘dihet se si, u përhap
lajmi për atë që kishte ndodhur. Mitrua, një
çoban nga fshatrat e Korçës, i cili kishte ardhur
para disa muajsh, i dënuar 20 vjet si agjent grek,
ishte hedhur drejt telave për ta vrarë ushtari. E
kishte qëlluar ai i karakollit anësh tarracës.
Oficeri i rojes nuk vonoi. Na numëroi teksa
zbritnim shkallët e tarracës dy nga dy dhe iku në
heshtje.
Dita e një janarit kaloi me mbresat e kësaj ngjarjeje.
Pak veta e njihnin atë njeri, jo vetëm pse
ishte i porsaardhur, por edhe pse rrinte i vetmuar.
Disa nuk e kujtonin fare. Megjithatë u mor vesh
se kishte qenë gjithnjë në gjendje depresive
ngaqë kishte lënë pesë fëmijë të vegjël në shtëpi.
Më dy janar iu ngjitëm kodrës përsëri me ritmin
e zakonshëm…".
(Fatos T. Lubonja, "Ridënimi", "Përpjekja",
Tiranë).