Drejtësia në bllok kundër shtetit
Përfaqësues të misionit ndërkombëtar EURALIUS, gjyqtarë dhe prokurorë, avokatë e noterë janë shprehur njëzëri kundër projektligjeve të qeverisë. Të revoltuar, dje në foltoren e hotel "Tirana", gjatë aktivitetit të organizuar nga "Transparency International" me grupet e interesuara, kanë "akuzuar" Ministrinë e Drejtësisë se po "fut hundët" në sistemin e drejtësisë, duke tentuar ta ndrydhë e kontrollojë atë. Të gjithë janë shprehur se projektligjet i japin të drejtë qeverisë të ndërhyjë në gjyqësor, prokurori, avokati e deri te noteria. Në fund të takimit janë mbledhur gjithë zërat kundër qeverisë, duke i dhënë formën e një rezolute, me anë të së cilës i kërkojnë qeverisë e deputetëve të mos miratojnë këto ligje, pasi nuk është marrë mendimi i tyre. Sipas rezolutës, është konstatuar se në pjesën më të madhe të tyre, projektligjet e hartuara janë produkt i një procesi legjislativ të mbyllur dhe në komponentë të rëndësishëm është anashkaluar ekspertiza ndërkombëtare dhe përvoja e mirë e profesionistëve të drejtësisë, gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, juristëve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Reforma në drejtësi? Rrënim
"Ne mbështesim reformimin e sistemit të drejtësisë dhe jemi të gatshëm për të luftuar korrupsionin kudo që ai shfaqet, por jemi të shqetësuar për mungesën e një strategjie të përbashkët, e cila përveç nismave ligjvënëse duhet të përfshijë edhe përpjekjen për rritjen e zbatueshmërisë së ligjeve, ngritjen e infrastrukturës, forcimit të kapaciteteve dhe rritjes së buxheteve të këtyre institucioneve", firmosën të pranishmit në fund të takimit. Sipas tyre, arnimet ligjore dhe kontrolli i ekzekutivit mbi institucionet nuk e reformojnë sistemin e drejtësisë, por e rrënojnë atë. "Bëjmë thirrje për rikthimin e besimit tek institucionet e sistemit të drejtësisë, frymës së bashkëpunimit dhe respektit për integritetin e profesionistëve së këtyre institucioneve. Qëndrueshmëria e këtyre iniciativave varet nga garantimi i hapësirës institucionale dhe jo vetëm nga vullneti i politikës. Fryma e imponimit në drejtim të institucioneve të pavarura, realizuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, është frymë e cila synon rritjen e kontrollit dhe të nënshtrimit", thanë prokurorët, avokatët, noterët, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Ata thanë se procesi i reformës ka treguar se po kryhet me një shpejtësi, e cila vë në dyshim zgjidhjet më të mira profesionale e ligjore. Më tej sqarojnë se justifikimi se ky proces reformimi duhet të kryhet shpejt për shkak të angazhimit të Shqipërisë në marrëveshjet ndërkombëtare, nuk është i bazuar dhe nuk mund të justifikojë shkeljen e transparencës, mungesën e debatit publik dhe cenimin e cilësisë së ligjeve.
Ekzekutivi ndërhyn në drejtësi
"Vihet re një tendencë gjithnjë e në rritje e ekzekutivit për të ndërhyrë në punët e gjyqësorit, prokurorisë, si dhe në profesionet e avokatisë e noterisë. Projektligjet si ai i administratës gjyqësore dhe ai për prokurorinë, tentojnë përdorimin në mënyrë antikushtetuese dhe të kundërligjshme të këtyre institucioneve në funksion të ekzekutivit. Nuk duhet të lejojmë që reforma të përdoret për të monopolizuar apo fuqizuar një pushtet ndaj tjetrit. Përkundrazi, reforma duhet të ndihmojë dhe të japë rezultatet e veta pozitive në ruajtjen e balancave midis tre pushteteve", firmosën të pranishmit. Ata në rezolutën e tyre saktësuan se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kenë një imunitet të kufizuar, por edhe të mos lihen të pambrojtur përballë krimit dhe abuzimit të politikës. Sipas tyre, rritja e kompetencave të institucioneve të pavarura dhe reduktimi i kontrollit të politikës nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e cila është kthyer në burim të ushtrimit të arrogancës, frikësimit dhe imponimit të iniciativave ligjore, vetëm mirë i bën frymëmarrjes së ligjit në Shqipëri. Ata shprehen se një pjesë e projekteve nuk e kanë pasur kohën e mjaftueshme për t‘u diskutuar, veçanërisht ai për noterinë dhe avokatinë, të cilat kanë shtrirje kombëtare dhe për pasojë zëri i pjesës më të madhe të atyre që ushtrojnë këtë profesion, nuk është marrë në konsideratë. Në këtë mënyrë diskutimi me grupet e interesit për këto projektligje është kthyer në një proces formal dhe jo real. Ndërsa në disa prej tyre, parashikohen ulje të standardeve profesionale, kritereve të licencimit, ulja e nivelit të transparencës që në te ardhmen mund të krijojnë vetëm probleme të natyrës korruptive. "Monopolet vendimmarrëse të ekzekutivit bien në kundërshtim me rekomandimet ndërkombëtare dhe të vetë parimeve të demokracisë, të cilat kushtëzojnë vendimmarrjen me rritje të transparencës dhe me konsultime të gjera e konstruktive me grupet e interesit. Në tërësi projektligjet kanë një cilësi të dobët dhe e cenojnë rëndë integritetin e institucioneve të drejtësisë, duke mos realizuar dot qëllimet që ka reforma", përfundon rezoluta, e cila u kërkon deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave të rikthejnë projektligjet në Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim përfshirjen e tezave të grupeve të interesit.
Dhoma e Avokatisë: Ministria, "diktatore" me ne
Përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë, Virgjil Karaj, akuzoi Ministrinë e Drejtësisë se në projektligjin për avokatinë po synohet që ekzekutivi të ndërhyjë direkt në punën e tyre. Sipas tij, avokatia është një shtet brenda shtetit. "Jam i revoltuar se jemi e vetmja avokati që është hequr nga legjislacioni. Ligji i ri lejon ministrinë që të diktojë avokatinë. Në po bëjmë lobing dhe do të ndikojmë në Gjykatë Kushtetuese që ky ligj të mos hyjë në fuqi", është shprehur në mënyrë përmbledhëse Virgjil Karaj. Përfaqësuesi i avokatëve thekson se ishin avokatët ata që i bënë një propozim Ministrisë së Drejtësisë për ligjin e ri, ku donin një korrigjim në procesin disiplinor të avokatëve. Por ajo çka u erdhi nga ministria ishte një projekt krejt tjetër. Sipas tij, ministri i Drejtësisë çon në gjykatë çdo vendim të Komisionit të Disiplinës, ndërsa merr përsipër të vlerësojë nëse është i domosdoshëm vlerësimi i Komisionit të Disiplinës. "Kjo është ndërhyrje në ligjin për avokatinë. Ne kundërshtojmë katër pikat e ligjit", tha Karaj. Më tej theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë pushtet gjyqësor, nëse ka këtë nivel të ekzekutimeve gjyqësore, pasi është vetë shteti që mban rekord për mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Mimoza Sadushi
Dhoma e Noterisë: Ky ligj shkatërron noterinë
Një zë kundër qeverisë ishte edhe nga përfaqësuesja e noterisë, Mimoza Sadushi. Gjatë fjalës, ajo tha se projektligji për noterinë u hap rrugën ndërhyrjeve për uljen e nivelit profesional, si dhe shërbejnë si premisa për rritjen e korrupsionit. Ky ligj shkatërron noterinë. Janë cenuar standardet e licencimit të noterëve të rinj. U hoq kufizimi i numrit të noterëve", tha Sadushi, duke saktësuar se një gjë e tillë komprometon rregullat e ushtrimit të profesionit. Ajo tha se në projektligj janë shfuqizuar rregullat që siguronin transparencë për licencimin e noterëve. "Konkursi i noterisë, me këtë ligj bëhet një rutinë. Noteria ka probleme, por këto masa do të sjellin vetëm probleme korruptive", saktësoi Sadushi. Në fund të fjalës pohoi se një njeri i licencuar në mënyrë korruptive do të punojë në mënyrë korruptive.
KLD: Nuk jemi pyetur për ligjet
Në seancën dëgjimore të organizuar nga "Transparency International" ka marrë pjesë edhe një përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në fjalën e tij, ai ka saktësuar se ka munguar bashkëpunimi midis Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së. "KLD-ja u anashkalua nga ministria për të dhënë mendime. U njohëm me ligjin, kur drafti vajti në Komisionin e Ligjeve në Kuvend", saktësoi përfaqësuesi i këshillit. Më tej pohoi se në datën 10 tetor 2008, i kërkuan ministrit versionin përfundimtar të projektligjit për administratën gjyqësore. "Më 15 tetor ministri na ktheu përgjigje. Pas verifikimeve rezultoi se në ligjin që po propozohet cenohet pavarësia financiare. Jepet mundësia për ndërhyrje në veprimtarinë e gjyqësorit", u shpreh përfaqësuesi i KLD-së.
Niazi Jaho: Ministria do të kontrollojë prokurorinë
Konstitucionalisti Niazi Jaho ka deklaruar se në ligjin aktual "Për prokurorinë" dhe në projektligjin që po hartojnë ekspertët e Alibeajt konstatohet se Ministria e Drejtësisë kontrollon Prokurorinë e Përgjithshme. Ai tha se diskutimet janë shqetësuese, pasi mungon stabiliteti dhe serioziteti në ligjet që po bëhen. "Konstatohen formalizma në tërheqjen e mendimeve", tha Jaho. Duke iu drejtuar prokurorëve, ai tha: "se di nëse prokuroria ka qenë dakord për nenin 56 që lejon ministrinë për kontroll në prokurori. Që nga viti 2001, ky nen është kontestuar. Me këtë nen i legjitimohet ministrit të ushtrojë kontroll për çështjet e mbyllura. Ky nen duhet të konsiderohet antikushtetues dhe të shfuqizohet". Disa çaste më vonë, në foltore është ngjitur prokurori Shkëlqim Hajdari, duke theksuar se ky shqetësim është edhe i prokurorëve.