Apoloni, zbulohet vila romake
17/08/2009 Ekspedita shqiptaro-franceze nxjerr në dritë rrënojat e ndërtesës të shekullit të II p.e.s
Gërmimet në këtë seksion janë bërë edhe në vitin 1957, po nuk u publikuan rezultatet
FIER- Ka qenë një ekspeditë e përbashkët franceze-shqiptare e cila bashkëpunon prej vitesh në qytetin antik të Apolonisë, ajo që ka bërë zbulimin më të fundit në qytetin “e diellit”, jo më larg se 5 km larg Fierit. Këtë herë zbulimi konsiston në daljen në dritë të një vilë romake që i përket shekullit të dytë p.e.s. Vila romake ndodhet në seksionin G të këtij parku arkeologjik dhe paraqet mjaft interes nga ana e ndërtimi funksional, ashtu edhe rëndësia historike dhe vjetërsia shekullore që ajo mbart mbi vete për vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj të këtij parku.
Drejtuesit e ekspeditës së përbashkët franceze-shqiptare kanë pohuar se vila është zbuluar pas pastrimit të seksionit G të këtij Parku arkeologjik, ku pas këtij pastrimi dolën në dritë edhe konturet e kësaj vile romake e cila daton në shek e 2 p.e.s.
Zbulimi
Gërmimet në këtë seksion janë bërë edhe disa vite më parë qysh në vitin 1957 ku një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-ruse dyshonte në vendndodhjen e kësaj vile. Sipas specialistwve dhe zbulimi i vilës romake ka filluar qysh në ato nuk wshtw publikuar në asnjë media apo revistë të kohës. Bëhet fjalë për një nga disa vila të tjera romake në veri të qytetit antik , të cilat datojnë në shekullin e 2 pes. Arkeologët shqiptaro-francezë kanë gjetur rrënojat e kësaj vile, ku natyrisht rreth saj ka edhe vila të tjera. Arkeologët pohojnë se ky zbulim ka rëndësi për vjetërsinë historike si dhe stilin arkitektonik të ndërtimit. Është ndërtuar me gurë dhe pllaka guri. Zbulimet për kompleksin e vilave do të vijojnë në javën që vjen.
Drejtori i Parkut Arkeologjik të Apolonisë Marin Haxhimihali pohon se do të vazhdojnë gërmimet në këtë seksion pasi në seksionin G ndodhet edhe kompleksi i vilave romake, që kanë të njëjtën stil ndërtimi, por që secila mbart mbi vete të veçantën e saj. “Është duke u pastruar e gjithë zona ku bëhen gërmimet e ekspeditës së përbashkët-, ka thënë Marin Haxhimihali, zbulimi është bërë në seksionin G, pasi gjithë Apolonia është e ndarë në sektorë. Në sektorin G ndodhet kompleksi i vilave romake dhe mendojmë që javës që vjen të fillojmë me gërmimet. Tashmë do të gërmojmë në veri të vilës që zbuluam, me qëllim zbulimin e vilave të tjera romake, pasi mendohet që do të jenë të tjera vila si kjo. Për gjetjen e kësaj vile është gërmuar edhe në vitin 1956-1957 nga ekspedita shqiptare-ruse, por që fatkeqësisht zbulimet e kësaj ekspedite nuk janë publikuar”. Ekspedita do të vijojë përgjatë gjithë muajit gusht deri në fillim të muajit shtator.
VILA ROMAKE
Bëhet fjalë për një nga disa vila të tjera romake në veri të qytetit antik , të cilat datojnë në shekullin e 2 p.e.s. Arkeologët shqiptaro-francezë kanë gjetur rrënojat e kësaj vile, ku natyrisht rreth saj ka edhe vila të tjera. Arkeologët pohojnë se ky zbulim ka rëndësi për vjetërsinë historike si dhe stilin arkitektonik të ndërtimit. Është ndërtuar me gurë dhe pllaka guri. Zbulimet për kompleksin e vilave do të vijojnë në javën që vjen