E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greku vret shqiptarin, plagos dhe një tjetër

17/08/2009  Grindja në mesnatë në një lokal nate në Korfuz, shqiptarët ishin në gjendje të dehur

KORFUZ – Një shtetas grek, me profesion biznesmen, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një shtetas shqiptarë, ndërkohë bashkëkombësi i tij është plagosur rëndë dhe aktualisht ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në ishullin grek të Korfuzit, rreth 30 milje larg qytetit të Sarandës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, në bashkinë e Korfuzit.

Viktimat

Burime zyrtare nga policia lokale e ishullit, është shprehur për gazetën “Metropol”, se shtetasi shqiptarë nga fshati Mashkullorë i rrethit të Gjirokastrës, Kleorand Alikaj, 35 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend, pranë lokalit ku vrasësi ushtronte veprimtarin e tij fitimprurëse, ndërkohë gjatë incidentit të rëndë në ishullin e qetë, është plagosur rëndë bashkëmoshatari i tij, Odise Dalarti, 34 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Sarandës. Po sipas burimeve, 34-vjeçari Dalarti ka arritur t’i mbijetojë tre plumbave që ka marrë në trup, por gjendja e tij shëndetësore vazhdon në jetë në rrezik. Po të njëjtat burime zyrtare, saktësuan, vrasësi është shtetasi grek Spiro Mërkuri, 40 vjeç, i martuar me dy fëmijë të mitur. “Ngjarja e rëndë është stimuluar nga dy shtetasit shqiptarë, të cilët pasi kishin konsumuar një sasi të konsiderueshme pije alkoolike, ata kanë filluar të shkaktojnë dëmet materiale në lokalin e vrasësit”, shprehet një zyrtar i lartë i policisë lokale, duke nënvizuar, se shtetasi grek Spiro Mërkuri, është arrestuar disa orë pas ngjarjes në pjesën jugore të ishullit nga organet e rendit. “Ekspertët e kriminalistikës në prani që dy prokurorëve që kanë ardhur në qyteti i Janinës janë duke hetuar zanafillën e ngjarjes”, pohojnë burime e mësipërme. Sipas policisë në ishullit të Korfuzit, pistoleta që është bllokuar në cilësinë e provës materiale i përkiste punonjësit efektiv të policisë, e cila ishte deklaruar e vjedhur 9 muaj më parë. Ndërkohë, mësohet se të afërmit e viktimës kanë arritur të tërheqin pas 10 orësh trupin e pajetë të viktimës. Të përlotur nga humbja e njeriut të tyre të dashur, familjarët i kanë kërkuar autoriteteve të policisë greke që vrasësi të dënohet maksimalisht, pasi pavarësisht zanafillës së ngjarjes, kjo nuk e justifikon marrjen e jetës së një shtetasi. “Mbërriti në Korfuz i gjallë dhe pas dy ditësh kthehet i vdekur”, thotë i përlotur një i afërm i familjes, teksa priste në terminalin e udhëtarëve të portit të Sarandës për të tërhequr trupin e pajetë. Ky është rasti i parë që dy shtetas shqiptarë qëllohen për vdekje nga një shtetas grek në ishullin e Korfuzit.

Pistoleta, ishte vjedhur një polici

Shtetasi shqiptarë nga fshati Mashkullorë i rrethit të Gjirokastrës, Kleorand Alikaj, 35 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend, pranë lokalit ku vrasësi ushtronte veprimtarin e tij fitimprurëse, ndërkohë gjatë incidentit të rëndë në ishullin e qetë, është plagosur rëndë bashkëmoshatari i tij, Odise Dalarti, 34 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Sarandës. Po sipas burimeve, 34-vjeçari Dalarti ka arritur t’i mbijetojë tre plumbave që ka marrë në trup, por gjendja e tij shëndetësore vazhdon në jetë në rrezik. Po të njëjtat burime zyrtare, saktësuan, vrasësi është shtetasi grek Spiro Mërkuri, 40 vjeç, i martuar me dy fëmijë të mitur. Sipas policisë në ishullit të Korfuzit, pistoleta që është bllokuar në cilësinë e provës materiale i përkiste punonjësit efektiv të policisë, e cila ishte deklaruar e vjedhur 9 muaj më parë. Ndërkohë, mësohet se të afërmit e viktimës kanë arritur të tërheqin pas 10 orësh trupin e pajetë të viktimës. Të përlotur nga humbja e njeriut të tyre të dashur, familjarët i kanë kërkuar autoriteteve të policisë greke që vrasësi të dënohet maksimalisht, pasi pavarësisht zanafillës së ngjarjes, kjo nuk e justifikon marrjen e jetës së një shtetasi. “Mbërriti në Korfuz i gjallë dhe pas dy ditësh kthehet i vdekur”, thotë i përlotur një i afërm i familjes, teksa priste në terminalin e udhëtarëve të portit të Sarandës për të tërhequr trupin e pajetë. Ky është rasti i parë që dy shtetas shqiptarë qëllohen për vdekje nga një shtetas grek në ishullin e Korfuzit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›