E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, autobusi bie në humnerë, 8 të vdekur

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e aksidentit të rëndë kanë humbur jetën tettë persona mes të cilëve edhe fëmijë. Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në autobusin e aksidentuar. Automjeti ishte nisur nga Tirana në drejtim të Fushë Arrëzit dhe ka rënë në lumin Fan i Madh në komunën e Gjegjanit.

Në vendngjarje janë angazhuar menjëherë të gjitha autoambulancat e Rrëshenit, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion mjete për transportimin drejt Tiranës të personave në gjendje të rëndë. Po ashtu, edhe automjete civile janë duke transportuar të lënduar drejt siptalit të Rrëshenit dhe Pukës.

Në momentin e rënies, pasagjerët kanë dalë nga xhamat e autobusit, duke bërë që zona përreth të mbushet me njerëz të plagosur. Sipas të dhënave, bilanci i të vdekurve mund të rëndohet. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka urdhëruar ngritjen e një shtabi emergjence për t’u ardhur në ndihmë të aksidentuarve. Drejt vendit të ngjarjes kanë udhëtuar kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka si dhe forca të shumta të RENEA-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›