E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet kontrata per koncesionin 10-vjecar te pullave fiskale e barnav

Cigaret alkooli dhe barnat qe do te tregtohen ne vend do te shoqerohen me pulla fiskale me kater elemente sigurie. Ne parlament ka mberritur per tu diskutuar marreveshja e Ministrise se Financave me kompanine fituese te koncesionit per prodhimin dhe ngritjen e sistemit te kontrollit te pullave fiskale Sicpa Security  Solutions Albania. Ne kete marreveshje percaktohet se kompanise i lihet si afat nje periudhe 5 mujore nga marrja e gjithe autorizimeve per zbatimin e projektit dhe fillimin e shperndarjes se pullave fiskale. Marreveshja me koncesionarin per pullat fiskale eshte lidhur per nje periudhe 10-vjecare ku tarifa koncesionare eshte 2 per qind e te ardhurave vjetore te realizuara nga shitja e produktit. Projektligji per kete marreveshje percakton se kompanise i lindin nje sere detyrimesh dhe se mosrealizimi i ndonjeres prej pikave qe lidhet me mirefunksionimin e hallkave shoqerohet me penalitete. Sherbimi qe koncesionari do te ofroje jane dizenjimi financimi ndertimi testimi zbatimi dhe operimi i sistemit te ri te prodhimit dhe shperndarjes se pullave te kontrollit. Sipas Ministrise se Financave pullat fiskale do te permbajne kater elemente sigurie per te eliminuar falsifikimet e mundshme te tyre duke filluar qe nga aplikimi i nje boje irideshente boje unike e cila do prodhohet nga kompania vetem per Shqiperine e deri tek vendosja e nje kodi unik te padukshem. Sipas specialisteve te angazhuar ne kete proces funksionimi i kesaj skeme do te permiresoje situaten aktuale duke minimizuar qarkullimin e pullave false. Kompania koncesionare do te hape tri zyra te vendosura ne Tirane Vlore dhe Korce ku do te behet edhe ofrimi i asistences se nevojsh-me  si mirembajtje pajisjesh apo qender riparimi. Cilesia e pullave fiskale shperndarja e tyre ne kohe korrigjimi lejueshmeria apo te tjera detaje si keto jane bere pjese e kushteve me te rendesishme per tu permbushur. Penalitetet qe do te zbatohen ne rast te mospermbushjes se ndonje prej niveleve te sherbimit jane parashikuar deri ne vleren 200 mije euro ne vit. Ndersa penalitetet ditore jane parashikuar ne masen 6000 euro ne dite thuhet ne projektligj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›