Arkeologji, vazhdojnë gërmimet e Ulpianës
Gjetjet e fundit në punimet gjatë gërmimeve në varrezën e Memories Veriore të Ulpianës, kanë treguar që këto gjetje dukshëm ndryshojnë historikun e Ulpianës. Drejtori i Institutit të monumenteve dhe Muzeut rajonal të Prishtinës, Haxhi Mehmetaj, shpjegon se ka dy muaj që kanë filluar gërmimet arkeologjike të Ulpianës, përkatësisht në varrezën e Memories Veriore të Ulpianës, të cilat janë vazhdim i projektit të vitit të kaluar. “ Gjatë gërmimeve kemi zbuluar gjetje shumë ekskluzive që në fakt mund të thuhet se ndryshojnë historikun e Ulpianës”- ka thënë Mehmetaj. “Fjala është për varrezat e shek. të I-rë, të cilat konsiderohen të jenë shumë të pasura, ku kemi gjetur enë qelqi, enë të qeramikës, të cilat datojnë që me themelimin e Ulpianës edhe njëkohësisht edhe varreza që datojnë në shek.e I-rë, të epokës sonë. Mehmetaj ka thënë se përderisa deri tash është konsideruar që Ulpiana të jetë themeluar në shek. II, ku siç ka thënë ai, përkatësisht edhe statusin e qytetit e ka marrë në shek.II, ndërkaq tashmë këto gjetje të fundit të zbuluara tregojnë se Ulpiana antike padyshim që është themeluar në shek. I. Ndërkaq, ka shtuar ai, këtyre u kanë paraprirë vendbanime të epokës së Neolitit, diku rreth 3200 vite para Krishtit, dhe qyteti ka vazhduar të jetojë deri në shek. VI pas Krishtit. Mw tej, Mehmetaj ka treguar se kanë zbuluar edhe disa objekte eskluzive të cilat lidhen me një tempull antik, ku siç ka thënë ai, i ka paraprijë fazës së parë të Memories dhe përfaqësohet nga muret e trasha, që mund të thuhet se tejkalojnë trashësin prej 2 metrave. “Në këtë rast, kemi të bëjmë me një fazë e cila nuk është regjistruar në hulumtimet e viteve të 50-ta” , ka thënë Mehmetaj duke sqaruar se shumëçka që është zbuluar përpara nuk është regjistruar për faktin që dokumentacioni ka humbur. Madje ka shtuar ai, janë zbuluar edhe varreza që kanë qenë të ndara në dhoma të varrimit, ku fjala është për shumë tipe të varrimeve, si varrimet me djegje, pastaj varrimet me gropa të veçanta, ku janë lënë stolitë, dhe dhurata të ndryshme që përfaqësojnë enët e qeramikës, byzylykët, pasqyret, etj ka thënë ai. Mehmetaj gjithashtu ka treguar që ende janë në në proces të këtyre gërmimeve, të cilat do të zgjasin deri në fund të këtij muaji, ku më pas do ti qasen konservimeve. “Besoj se me këto gërmime do të përfundojmë deri në fund të muajit , ku do të vazhdojmë tutje me konservimet, ku do të konservojmë objektet në mënyrë që ato të mund të prezantohen, pasi që konsderojmë që kjo pjesë e Ulpianës të jetë shumë atraktive jo vetëm për vizitorët e huaj, por gjithashtu edhe për vitorët e vendit ”, ka thënë Mehmetaj.
Deshifrohet shkrimi tri mijë vjet i vjetër
Duke përdorur një program kompjuterik studiuesit kanë përkthyer shkrimet në gjuhën ugaritane, e cila gjuhë është shuar para më shumë se 3000 vjetëve. Ata shpresojnë se programi do t’u ndihmojë në deshifrimin e gjuhëve ende të panjohura. Programi për vetëm disa orë ka përkthyer tekstin. Shkencëtarët dhe arkeologët nga Instituti teknologjik i Massachusetts janë duke shpresuar se programi i tyre i ri do të mundësojë përkthimin dhe të kuptuarit më të mirë të disa gjuhëve që nuk janë deshifruar ende, të tilla si gjuha etruske apo rongorongoa. Alfabeti ugaritan është përdorur të fundit herë rreth vitit 1200 para erës sonë, në Sirinë Perëndimore. Përbëhet prej pikave dhe vijave të gdhendura në pllaka balte. Kjo gjuhë është zbuluar në vitin 1920, por deri në vitin 1932 nuk është deshifruar. Programi punon në një mënyrë të veçantë ku shkrimi i dhënë lidhet më një gjuhë tashmë ekzistuese - në rastin e gjuhës ugaritane me gjuhën hebraike - dhe në bazë të kësaj analizohet dhe nxirren supozimet për zhvillimin e shkrimit. Alfabeti ugaritan përbëhet nga 30 shkronjave, ndërsa sistemi ka deshifruar me sukses 29 karaktere dhe i ka ndërlidhur me versionin e gjuhës hebraike. Pavarësisht rezultateve të mira, shkencëtarët janë skeptikë në lidhje me përdorimin e programit pasi për shumë gjuhë që ende nuk janë deshifruar është e vështirë të përcaktohet gjuha binjake.
23 Korrik 2010