E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha të ulet pa kushte në tryezë

TIRANE-Ndersa Presidenti Topi priste perfaqesuesit kryesore te nderkombetareve ne vendin tone per te diskutuar rreth tryezes politike qe pritet te shtrohet nga kreu i shtetit,  Partia Socialiste kerkoi nga kryeministri Berisha që të ulet në tryezën e presidentit pa kushte. Deklarata është bërë nga deputeti Saimir Tahiri, që ka kërkuar nga kryeministri që të lërë xhirot e dimrit dhe të ulet për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës. “Tashmë në fund të karrierës së tij politike, i bëjmë thirrje Kryeministrit Berisha të lërë xhirot e dimrit e lojërat me topa bore, të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut e të bëjë gjithçka është e mundur për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike dhe institucionale, krizës së demokracisë e shtetit të së drejtës, si dhe krizës ekonomike e sociale që po mbyt shqiptarët dhe sipërmarrjen private”, theksoi ai gjatë një konference shtypi. Ai shtoi se tryeza e dialogut po anashkalohet nga Berisha me pretekste që sipas Tahirit, nuk kanë “të bëjnë as me Kushtetutën e as me Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk zgjidh përfundimisht as krizën e demokracisë e shtetit ligjor, as krizën institucionale e as krizën ekonomike, por vetëm i hap rrugë zgjidhjes përfundimtare duke vendosur në themel garantimin e votës së lirë”. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›