Berat, mungon sistemi i ngrohjes në shkolla
Edhe në shkollat 9-vjeçare të Beratit mungon sistemi i ngrohjes. Pas rikonstruksionit të 12 prej godinave shkollore, përveç faktit se nuk është menduar për një sistem të ri ngrohje ndërtuesit kanë prishur edhe oxhaqet.
BERAT- Ditët e ftohta të dimrit kanë gjetur pa ngrohje dhe shkollat në qytetin e Beratit. Të gjitha shkollat e arsimit të mesëm dhe atij nëntë vjeçar kanë probleme në lidhje me sistemin e ngrohjes, madje në disa shkolla mungojnë dhe xhamat. Janë plotë 12 shkolla të arsimit nëntë vjeçar në këtë qytet, ku në gjashtë prej tyre nuk ka ngrohje. Këto shkolla janë rikonstruktuar së fundmi dhe gjatë punimeve firmat ndërtuese kanë prishur sistemin e oxhaqeve. Pas një inspektimi të bërë në shkollat nëntë vjeçare të këtij qyteti ka rezultuar se në gjashtë prej tyre nuk ka asnjë mundësi për vendosjen e sobave për ngrohje, pasi mungojnë oxhaqet. Por, si të mos mjaftonte kjo në disa prej shkollave mungojnë dhe xhamat. Kështu, në shkollën nëntë vjeçare “Shyqyri Lakra” në disa klasa nuk ka xhama. Katit të katërt dhe të pesë të godinës së shkollës i mungojnë xhamat, ndërkohë që nga ana e Bashkisë është premtuar vendosja e tyre. Drejtori i shkollës Stavri Zharra shprehet se nga ana e Bashkisë është premtuar vendosja e xhamave, por deri tani nuk është bërë asgjë.
Ditët e fundit ku temperaturat janë ulur ndjeshëm rreth 600 nxënësit e kësaj shkolle dhe stafi i mësuesve janë përballur me të ftohtin gjatë orëve të mësimit (a.r/news24/balkanweb)