E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia dorëzon sot në Hagët paditë kundër Kroacisë

BEOGRAD-ZAGREB-Serbia dorëzon sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë padinë kundër Kroacisë për gjenocid ndaj serbëve nga viti 1991 deri në vitin 1995. Qeveria e Serbisë ka thënë se Serbia ka vendosur të ndërmarrë këtë hapë, sepse Kroacia para 10 vitesh kishte paditur Serbinë për gjenocid. Padia e Serbisë përmban hollësi, për siç pohon Beogradi, krimet ndaj serbëve në periudhën 1991 – 1995 dhe gjithashtu aneks, për siç thuhet, krimet e Shtetit të Pavarur të Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor ka deklaruar se Kroacia është plotësisht e gatshme për këtë proces. “Kemi përgatitur të gjitha faktet që dëshmojnë se kishim të bënim me agresion të përgjakshëm serbomadh nën drejtimin e Slobodan Milloshevcqit”, ka deklaruar Kosor. Kurse dy ditë më parë lidhur me këtë akpadi, Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç deklaroi se Serbia do ta ketë shumë vështirë që para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të dëshmojë se ndaj serbëve është kryer gjenocid. “Asnjë ushtar kroat nuk e kaloi kufirin e Serbisë, asnjë ushtar nuk vrau asnjë në Serbi, nuk dogji asnjë shtëpi dhe nuk bombardoi asnjë qytet”, tha Mesic duke komentuar paralajmërimin e Qeverisë së Serbisë për ngritjen e mundshme të kundërakuzës ndaj Kroacisë. Lajmin e njoftojne agjencite e lajmere te rajonit. “Para së gjithash, interesi i Milloshevicit ishte që serbët nga Kroacia të shkonin në Serbi, prandaj edhe e pastroi Kosovën nga shqiptarët, që atje t’i vendoste serbët nga Kroacia”, u tha presidenti kroat gazetarëve në Vjenë. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›