E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqet dheu në Shalës, rrezikohen 100 banesa

07/01/2009  Specialistët: Zonë me rrezikshmëri

SARANDE- Rreth 20 kilometra larg qytetit të Sarandës, në lagjen “Barç”, në fshatin Shalës të komunës së Markatit, rreth dyqind metra katror tokë ka rrëshqitur, si pasojë e informacioneve të buta që mbizotërojnë në këtë zonë. Specialistët e nënprefekturës së Sarandës, që kanë vajtur në terren gjatë ditës së djeshme, mes të cilëve edhe një inxhinier gjeolog, kanë arritur në përfundimin se kjo është një zonë me rrezikshmëri të lartë, për shkak terrenit të butë. “Shtresat argjilore dhe ujërat nëntokësorë e kanë bërë këtë lagje të gjendet si e ndërtuar mbi rërë dhe të dalin themelet”, thonë burime zyrtare nga nënprefektura e Sarandës, duke shtuar se, masivi i shembur i dheut ka qenë kaq i madh sa tronditjen e kanë ndjerë të njëqind banesat që numëron lagjja më e madhe e fshatit me 250 shtëpi. Po të njëjtat burime, theksuan se vitin e kaluar, me shpenzimet e komunës së Markatit, u ngrit një mur me themele 1.5 metra dhe shtrirje 60-70 metra linear e lartësi deri në 3 metra, por as ky investim nuk e ndali dot shkatërrimin e ardhur nga nëntoka e rrëshqitshme ku është vendosur lagjja. Këtë e kanë pohuar edhe vetë banorët, të cilët për çdo vit janë prekur nga rrëshqitja e tokës. “Nga shembja e ndodhur është dëgjuar si rropamë në gjithë Malin e Saraqinit”, thotë Ahmeti Emini, fermeri i fshatit Shalës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›