E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC sjell dhurata për 30 mijë abonentë me parapagim

07/01/2009  Shorteu

Rreth 30 000 abonentë të shërbime me parapagim e kanë nisur vitin 2009 me më shumë kohë bisede falas apo me më shumë SMS dhe MMS falas. AMC organizoi shorteun ku u përzgjodhën fituesit, të cilët do të përfitojnë 1 milion minuta, 1 milion SMS dhe 1 milion MMS. Shorteu u organizua në praninë e një noteri, i cili ndoqi të gjithë procesin e përzgjedhjes së fituesve. Fituesit e 100 minutave kohë bisede falas, të 100 SMS-ve falas brenda rrjetit dhe të 100 MMS-ve falas brenda rrjetit do të njoftohen nëpërmjet një SMS-je që AMC do tu dërgojë secilit prej tyre. Shorteu filloi në datën 2 dhjetor dhe u mbyll më 3 janar. Pjesëmarrës në shorteun për dhuratat milionëshe ishin të gjithë abonentët me parapagim të AMC, të cilët kanë bërë një rimbushje prej të paktën 2 000 lekësh gjatë muajit dhjetor. Ofertat dhe surprizat nuk mbarojnë me kaq. AMC do të vazhdojë tju sigurojë abonentëve të saj shërbime të reja dhe zgjidhje të përshtatshme komunikimi, duke përmbushur kështu kërkesat e të gjithëve. Gjithashtu, kompania ishte e pranishme me dhuratat e saj gjatë ditëve të fundit të vitit që lamë pas pranë disa kategorive në nevojë. Mes tyre përmenden fëmijët e shtëpisë së foshnjës, shtëpisë së fëmijëve, por edhe të moshuarit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›