E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda janarit caktohet operatori i katërt celular

07/01/2009  Brenda këtij muaji do të zhvillohet tenderi ndërkombëtar për ofrimin e shërbimit të telefonisë së lëvizshme nga operatori i katërt. Sipas burimeve nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, interesi për këtë tender ka qenë shumë i madh nga kompani mjaft të njohura në botë. Synimi është që me anën e këtij tenderi të kërkohen çmime akoma edhe më të ulëta për bisedat telefonike në Shqipëri, në krahasim me ato që ofrohen aktualisht. Sipas një llogaritjeje, të bërë nga ana e AKEP-së deri më tani për të tre operatorët që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri janë rreth 2.3 milionë përdorues. Ofertat do të dorëzohen deri në datën 23 janar me shkrim, dorazi ose përmes postës, të nënshkruara dhe të mbyllura në zarf. Në fazën e parë të parakualifikimit ka pasur kërkesa të konsiderueshme nga kompani të ndryshme. Aktualisht në tregun vendas të telefonisë celulare operojnë tre kompani, AMC, Vodafone Albania dhe Eagle Mobile. Edhe pse një prej subjekteve të interesuara për këtë proces ka kërkuar një shtyrje për këtë proces, përgjigjja e kërkesës ka qenë negative.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›