Rrëshqitja e tokës dëmton 80 hektarë tokë me të mbjella në Berat
Cukalat me fshatrat Krotinë, Allambrezë, Çetë, rrugë të cilat janë dëmtuar dhe kanë dalë jashtë funksionimit. Shkarjet e tokave në këtë komunë kanë përfshirë 10 banesa, 5 prej të cilave janë dëmtuar krejtësisht ndërsa familjarët e tyre janë strehuar në çadra. Pesë familje janë duke kaluar ditët e fundit nëpër çadra, pasi banesat e tyre janë shembur krejtësisht. Muharem Dushku dhe bashkëshortja e tij janë një prej familjeve që tashmë është strehuar në çadër, pasi banesat e tyre është shembur krejtësisht. Ata janë shprehur se shembja e banesës u ka marrë me vete gjithçka dhe tashmë kërkojnë ndihmë nga shteti. Dëmtime ka pësuar dhe godina e komunës Cukalat. Komuna Cukalat ka mbyllur dje dyert e saj, pasi është rrënuar si pasojë e shkarjeve të tokës dhe rrezikon shembjen totale. Prej disa javësh, godina kishte pësuar çarje të mureve, por situata mëngjesin e djeshëm është paraqitur dhe më e vështirë. Çarjet kanë përfshirë gjithë zyrat e godinës, e cila tashmë ka dalë jashtë funksionit. Mëngjesin e djeshëm kur punonjësit janë paraqitur në punë kanë parë se muret janë ndarë si pasojë e çarjeve dhe disa nga zyrat nuk kanë mundur të hapen duke u bllokuar nga rrënimi i tavanit. Situata ka alarmuar punonjësit, të cilët e kanë pasur të pamundur të punojnë në godinën që rrezikon të shembet nga çasti në çast. Kryetari i komunës Justi Zyka bëri të ditur dje se ambientet e komunës nuk janë më të përshtatshme për kryerjen e aktivitetit të saj. Sipas Zykës, punonjësit ndihen të rrezikuar në ambientet ku nuk garantohet jeta, pasi godina rrezikon të bjerë nga momenti në moment. Kryekomunari pohon se gjithë situatën e ka raportuar në Ministrinë e Brendshme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Tiranë, Prefekturës së Qarkut Berat dhe Këshillit të Qarkut. Por pritet që të aprovohet një fond për ndërtimin e një godine të re, pasi sipas specialistëve, ajo aktuale nuk mund të rikonstruktohet më. Për mos paralizuar aktivitetin e komunës, është menduar që punonjësit e komunës të vendosen në një godinë me qera në fshat, ose në disa prej klasave të shkollës 9 vjeçare.
A. Shehu