E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vepra e Aleksandër Peçit L'air paradisiaque mirëpritet nga publiku italian

Kompozicioni kontemporan i Peçit vlerë e potencialit të tij krijues, vlerë e imazhit të Shqipërisë dhe e integrimit të saj kulturor në Europë, kështu janë shprehur mediat e huaja për veprën e Aleksandër Peçit. Është luajtur në Itali para disa ditësh, në 8 mars vepra premierë L'air paradisiaque e kompozitorit Aleksandër Peçi për 16 cello, e cila

është pritur me mjaft sukses. L'air  paradisiaque do të luhet përsëri në Itali me 22 maj, ndërkaq që në Utreht 6 prill do të luhet Albanian koncertant blues në piano Marcel Worms, Amsterdam. Po ashtu sapo është luajtur në Texas nga Artan Zhuri muzika e filmit Në çdo stinë. Vepra të tjera siç konfirmohet në vijim do të luhen nga flautisti francez Pierre Yves Artaud, në Moskë Zagreb, Hollandë, Sofie etj. Ja se si shprehet Guido Boselli violonçelist Italian dirigjent dhe kompozitor ( i cili ka studiuar me një nga figurat e mëdha kompozitorin Franco Donatoni. Kemi luajtur premierë botërore veprën tënde të bukur L'air paradisiaque. Është pëlqyer shumë si nga publiku ashtu dhe nga muzikantët. 4 violonçelistë kanë performuar në 4 këndet e sallës duke thënë edhe tekstin, 12 violonçelistët e tjerë kanë luajtur të dirizhuar direkt nga unë. Jemi 16 violonçelistë në këtë formacion që quhet GiovinCelli, 3 profesorë dhe të tjerët studentë. Në 22 maj do ta përsërisim koncertin në Carpi afër Modena në (Emilia Romagna) në kështjellën e Carpi. Do të studiojmë gjithashtu veprën tjetër tuajën fugato paradisaque dhe siç të kam shkruar mendoj ta bëj pjesë edhe me impenjative. Do të luajmë vitin tjetër edhe një vepër tjetër tuajën Elegji, shprehte violonçelisti i njohur Italian. Po ashtu përgëzime mbi veprën kompozitori Peçi ka marrë dhe nga flautisti i madh francez me një reputacion botëror Pierre-Yves Artaud. Muzika është vërtetë shumë e bukur dhe imagjinative. Pjesët për flaut janë të shkëlqyeshme dhe më pëlqejnë shumë. Unë ato do ti programoj në koncerte, por dua që ju të më shkruani një vepër për orkestrën time të flauteve. Po ashtu vlerësime mbi veprën, pof. Aleksandër Peçi ka marrë dhe nga shumë artistë të tjerë të njohur. Kompozitori Peçi pasi përfundoi mbi 14 koncerte brenda e jashtë Shqipërisë në 2009 dhe ku pasuroi muzikën shqiptare me 34 vepra premierë botërore si dhe me 64 tituj të rinj botimesh partiturash muzikore, tani sapo ka mbaruar veprën Planetars. Ai nëpërmjet një kompozicioni bashkëkohor shpreh këtë shqetësim mbarë global të njerëzimit sot  për klimën. Planetars do të luhet në maj në Tiranë e Prishtinë me Camerata Tirana dhe pianistin Elvis Peçi e sopranon Ardita Meni. Direkt pas kësaj vepre plani krijues i Aleksandër Peçit është që të fillojë kompozicionin e baletit Dodona, libretin e të cilës e ka shkruar vetë. Pas një mungese prej rreth 25 vjetësh të një premiere muzikore baleti kombëtar, në këtë gjini të rëndësishme, Dodona do të jetë e mirëpritur si premiere edhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›