E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga ne Itali Besim Doku, i kerkuar per vrasje dhe plagosje

TIRANE - Arrestohet ne Itali per llogari te drejtesise shqiptare, Besim Doku. Ky i fundit i ka qene i arrestuar edhe me pare nga policia shqiptare, por qe eshte liruar per mungese provash, eshte kapur ne Torino para pak ditesh. Pikerisht ne kete qytet, Doku i akuzuar per vrasje dhe plagosje, fshihej qe prej vitit 2001. Ai akuzohet se ne bashkepunim me nje kusheririn e tij, kane vrare nje person dhe kane plagosur vellane e tij, pas nje konflikti qe kane pasur per ceshtje nderi. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit, thane dje se jane njoftuar nga Interpol-Roma se Besim Doku, 49 vjec, lindur e banues ne Laknas te Tiranes, eshte arrestuar me qellim ekstradimi drejt vendit tone, qe me daten kater te ketij muaji. Gjykata e Tiranes e ka denuar kete person me 23 vjet burg, per vrasje me paramendim ne bashkepunim dhe plagosje. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur mbremjen e 19 majit te vitit 1997, ku ka mbetur i vrare Ilmi Cuka dhe eshte plagosur Dalip Cuka. Per kete ngjarje, Besim Doku dhe kusheriri i tij, Artur Doku, kane qene te arrestuar edhe me pare. Por, ne vitin 2001, i arrestuari ne Itali eshte liruar per mungese provash nga Gjykata e Tiranes. Per kete ceshtje, ka pasur edhe nje verifikim nga Keshilli i Larte i Drejtesise, ku pretendohej se gjykata e kishte liruar pa te drejte Besim Dokun. Madje, ne vitin 2003, KLD-ja mori vendim per shkarkimin e nje gjyqtari, pasi nje nder shkeljet qe pretendohej se ishte kryer prej tij, kishte te bente me ceshtjen per Besim Dokun, duke trajtuar si shkelje ligjore, mosmarrjen pjese te prokurorit. A. Cena

Vrasja

Sherri dhe me pas vrasja mes familjeve, Doku dhe Cuka ka ndodhur per shkak te nje prishje fejeseje. Artur dhe Besim Doku, jane kusherinj dhe banonin bashke me familjen Cuka ne Bregu e Lumit. Doku, ka qene baxhanak me Dalip Cukan, i plagosur, i cili eshte dhe vellai i viktimes, Ilmi Cuka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›