Europa League: Eliminohet Roma
ROME- Roma është mposhtur para tifozëve të vet nga Panathinaikosi duke u përshëndetur me ëndrrën për të fituar Europa League.
Takimi i parë i zhvilluar në Athinë përfundoi me fitoren prej 3-2 të skuadrës greke, ndërsa edhe ndeshja kthyese e zhvilluar në Stadio Olimpiko përfundoi me të njëjtin rezultat në favor të Panathinaikosit.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të John Arne Riise (12’), mirëpo deri në fund të pjesës së parë, mysafirët realizuan tri herë, me anë të Djibril Cisse (40’ dhe 45’+1) dhe Sotiris Ninis (43’).
Daniele De Rossi shënoi në pjesën e dytë (67’) për të ngushtuar epërsinë në 3-2. Pas këtij takimi, Panathianikosi kualifikohet në 1/8 e finales së Europa League.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)