Rrëshqitje dheu, vdesin mbi 30 punëtorë kinezë

Mbi 30 punëtorë kinezë kanë humbur jetën gjatë një rrëshqitje dheu në digën e hidrocentralit në provincën kineze Seçuan.
Televizioni shtetëror CCTV njoftoi se në momentin e fatkeqësisë në impiantin e ndërtimit gjendeshin rreth 40 punëtorë dhe se disa të plagosur janë bartur për në spital.
Fatkeqësia ndodhi në vendin e ndërtimit të hidrocentralit Baihetan, në pjesën e Sipërme të rrjedhës së lumit më të gjatë kinez Jangce.