Ismail Kadare, monument i gjallë i kulturës kombëtare
01/02/2011 Jubileu
Një rast të veçantë e quajtën ditëlindjen e 75-të të Ismail Kadaresë pjesëmarrësit në konferencën jubilare mbajtur me rastin e përvjetorit të tij në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Konferenca jubilare e mbajtur në sallën “Aleks Buda” organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve mblodhi studiues dhe njohës së veprës së Kadaresë, si dhe personalitete shtetërore, të cilët vlerësuan personalitetin dhe veprën e “një prej personaliteteve më të rëndësishme të letërsisë shqipe të të gjitha kohërave, në tempullin e dijes dhe kulturës kombëtare”.
I pranishëm në këtë jubile ishte ministri i TKRS-së, Ferdinand Xhaferaj, i cili nënvizoi se vepra e Ismail Kadaresë zë padyshim një hapësirë të rëndësishme në korpusin e gjerë të krijimtarisë letrare në Shqipëri, Ballkan, Evropë e më gjerë. “Emri i Kadaresë spikati në botën e letrave shqiptare dhe atë evropiane që në fillimet e krijimtarisë së tij, veçanërisht kur botoi romanin e tij të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, roman i cili për nga veçoritë e stilit, këndvështrimi, dhe fryma e kompozimit që e përshkon, daton një etapë të rëndësishme në zhvillimet e prozës romanore shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore”, theksoi Xhaferaj, ndërsa vijoi se me botimin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Kadareja ndikoi drejtpërsëdrejti në devijimin nga ideologjia e realizmit socialist, një ideologji qe formësohej në shërbim të interesave të asaj shtrese të shoqërisë që sundonte Shqipërinë e pasluftës. “Me këtë vepër Kadareja tejkaloi konturet që sistemi totalitar kishte krijuar në art dhe letërsi”. Sipas Xhaferajt, sot, Kadareja dhe vepra e tij, në tërësinë e saj, përbëjnë një dukuri letrare. “Personazhet e veprave të tij enden në spiralet e një realiteti që nis nga kohët faraonike, vijon në periudhën antike, atë bizantine, më tej me sundimin e Perandorisë Osmane, Luftën e Parë dhe atë të Dytë Botërore, vendosjen e sistemit komunist e deri në ditët tona. Pra, nëpërmjet penës së Kadaresë, lexuesi depërton hap pas hapi në zanafillën e historisë njerëzore, në luftërat, përpjekjet për mbijetesë, komplotet e ndryshme kundrejt pushtetit dhe në sfidat e përballjes me vetveten”, tha mes të tjerash ministri, ndërsa vijëzoi në mbyllje se, kultura evropiane dhe ajo botërore, nuk mund të quhet e plotë nëse nuk ka brenda saj kontributin e kulturave që vijnë nga vendet me një numër të kufizuar të popullsisë. “Koha po na dëshmon se termi kultura të vogla apo kultura të mëdha po i përket të shkuarës. Sot Shqipëria dhe shqiptarët ndjehen mirë me vlerat e pasura kulturore dhe shpirtërore që përcjell në gjuhë dhe në kultura të ndryshme, vepra e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, i cili tashmë është shndërruar në një monument të gjallë të kulturës sonë kombëtare”, përfundoi Xhaferaj.